Muzhaqi: Emri i Shqipërisë po jehon nëpër botë falë sportistëve të talentuar

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi priti sot në një takim presidenten e Akademisë Olimpike të Ukrainës


Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi priti sot në një takim presidenten e Akademisë Olimpike të Ukrainës, njëherësh dhe zv/presidente e Akademisë Europiane, prof. Maria Bulatova, presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli dhe drejtoreshën e Akademisë Olimpike Shqiptare, Eda Çaushi.

Muzhaqi u shpreh se, në takim u bisedua për programin “Ekipet Sportive në Shkolla”, për finalizimin e suksesshëm të kampionatit të volejbollit e basketbollit, ecurinë me ritme të shpejta të fëmijëve dhe të rinjve, dhe performancën e tyre mahnitëse gjatë kampionatit.

“Emri i Shqipërisë tonë të dashur po jehon nëpër botë falë sportistëve tanë të talentuar që kanë rrëmbyer medalje në disiplina të ndryshme. Paralelisht me këto zhvillime të mëdha edhe sporti tek fëmijët dhe të rinjtë ka marrë jetë dhe ka gjallëruar të gjithë vendin”, theksoi Muzhaqi.

“Të shohësh angazhimin maksimal të fëmijëve dhe të rinjve në sport të ngjall një lumturi të pamasë kur kupton që ëndrra e kaq shumë fëmijëve dhe të rinjve është realizuar dhe së bashku me partnerët kontribues po punojmë për shtrirjen e mëtejshme të këtij programi, për të evidentuar sa më shumë talente, por mbi të gjitha t’u ofrojmë të gjithë fëmijëve dhe të rinjve një jetesë të shëndetshme në përputhje me masat e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029”, u shpreh Muzhaqi. /ATSH

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.