Rama me senatorët amerikanë: Të ndalet përshkallëzimi i rrezikshëm në veri të Kosovës
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me delegacionin e senatorëve amerikanë në samitin e NATO-s.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me delegacionin e senatorëve amerikanë në samitin e NATO-s.
Të pranishëm në këtë takim në Vilnius të Lituanisë, ku po zhvillon punimet samiti i NATO-s, ishin edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Rama bëri të ditur se takimi u kërkua nga senatorët amerikanë, nisur nga shqetësimi për situatën në Veriun e Kosovës dhe qasjen jokonstruktive të palëve.
“Vilnius, Lituani – Me delegacionin e senatorëve amerikanë në Samitin e NATO-s, në një takim të kërkuar prej tyre nisur nga shqetësimi për situatën në Veriun e Kosovës dhe qasjen jokonstruktive të palëve, e cila ka çuar në një përshkallëzim të rrezikshëm që duhet ndalur një orë e më parë, për t’u kthyer në tryezën e dialogut duke finalizuar Marrëveshjen e Normalizimit”, shkruan Rama në rrjetet sociale.