Champions League, Partizani barazon me bjellorusët e BATE Borisov
Skuadra e Partizanit barazoi mbrëmjen e sotme 1-1 me bjellorusët e BATE Borisov në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Champions League.
Skuadra e Partizanit barazoi mbrëmjen e sotme 1-1 me bjellorusët e BATE Borisov në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Champions League.
Ndeshja e zhvilluar në “Air Albania” pa kampionët e Shqipërisë të dominonin kundërshtarët bjellorus, teksa për të kuqtë goli u shënua nga Tedi Cara. Ndeshja nisi më mirë për miqtë, por me kalimin e minutave, Partizani rriti lojën dhe ia doli të krijojë disa raste të pastra me Carën, Mba dhe Murataj, por pa mundur të shënojë, me pjesën e parë që u mbyll me rrjeta të paprekura.
Pjesa e dytë nisi me gol për miqtë, që pas një hutimi të prapavijës së kuqe shënuan me Antilevskin në minutën e 58-të.
Partizani, pas golit të pësuar, shtoi lojën në sulm dhe gjeti golin e barazimit me Carën në të 66 minutë. Asisti i Murataj u shfrytëzua mirë nga kavajasi që përshëndeti rrjetën.
Në minutat në vijim, trajneri i Partizanit Zekic hodhi në fushë Mensah, Grezdën dhe Telushin, teksa për t’u përmendur është shtylla e Murataj.
Në fund barazim 1-1, me ndeshjen e kthimit që do të jetë pas një jave në fushën neutrale të Mezokovesd në Hungari, për të përcaktuar skuadrën që do kalojë më tej në raundin e dytë.