Samiti i NATO-s, Peleshi: Shqipëria e angazhuar për të shtuar shpenzimet për mbrojtjen

Vendet anëtare të NATO-s janë mbledhur dje dhe sot në Vilnius të Lituanisë, ku po diskutohet për situatën në Ukrainë


Vendet anëtare të NATO-s janë mbledhur dje dhe sot në Vilnius të Lituanisë, ku po diskutohet për situatën në Ukrainë dhe kërkesën e këtij shteti për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili është pjesë e delegacionit të Shqipërisë së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, u shpreh se, Shqipëria është e angazhuar dhe vullnetplotë për të shtuar shpenzimet për mbrojtjen.

Peleshi nënvizoi se, në këtë samit po merren vendime kyçe në një moment kritik për sigurinë tonë.

“Vilnius, Lituani – Me aleatët e partnerët tanë, të unifikuar në qëndrimin për të vijuar mbështetjen ndaj Ukrainës, për ta ndihmuar në rrugën e saj drejt NATO-s. Vendime kyçe në një moment kritik për sigurinë tonë. Shqipëria e angazhuar dhe vullnetplotë për të shtuar shpenzimet për mbrojtjen!”, shkroi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

?Vilnius, Lituani- Me aleatët e partnerët tanë, të unifikuar në qëndrimin për të vijuar mbështetjen ndaj Ukrainës, për…

Posted by Niko Peleshi on Wednesday, July 12, 2023

Lexo më shumë nga

Manastirliu: Mbi 2100 mësues ndihmës për fëmijët me aftësi ndryshe në shkolla

Mbi 2100 mësues ndihmës në të gjithë vendin ofrojnë çdo ditë mbështetje të drejtpërdrejtë për fëmijët me aftësi ndryshe.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Manastirliu: Mbi 2100 mësues ndihmës për fëmijët me aftësi ndryshe në shkolla

Mbi 2100 mësues ndihmës në të gjithë vendin ofrojnë çdo ditë mbështetje të drejtpërdrejtë për fëmijët me aftësi ndryshe.