Begaj dekreton emërimin e gjashtë ambasadorëve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit, dekretoi lirimet dhe emërimet e disa ambasadorëve.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit, dekretoi lirimet dhe emërimet e disa ambasadorëve.

Në njoftimin e Institucionit të Presidentit të Republikës thuhet se, lirohet me Dekret nr. 125 datë 12.7.202, Roland Bimo nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Austrisë, rezident.

Lirohet me Dekret nr. 126 datë 12.7.2023, Visho Ajazi Lika nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.

Lirohet me Dekret nr. 127 datë 12.7.2023, Qirjako Qirko nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Irlandë, jorezident.

Lirohet me Dekret nr. 128 datë 12.7.2023 z. Ilir Gjoni nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshtajnit, jorezident.

Lirohet me Dekret nr. 129 datë 12.7.2023, Ravesa Lleshi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë, pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.

Emërohet me Dekret nr. 135 datë 12.7.2023, Majlinda Frangaj Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, rezident.

Emërohet me Dekret nr. 130 datë 12.7.2023, Fatmir Velaj Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Austrisë, rezident.

Emërohet me Dekret nr. 131 datë 12.7.2023, Ilir Gjoni Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.

Emërohet me Dekret nr. 134 datë 12.7.2023, Vasilika Hysi Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë, pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.

Emërohet me Dekret nr. 132 datë 12.7.2023, Uran Ferizi Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Irlandë, jorezident.

Emërohet me Dekret nr. 133 datë 12.7.2023, Mustafa Nano Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshtajnit, jorezident.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…