Shqipëri-Landi i Bavarisë, komision të përbashkët për promovimin e marrëdhënieve ekonomike dhe politike

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, priti në një takim delegacionin zyrtar të Landit të Bavarisë, që kryesohej nga ministrja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare, Melanie Huml.


Shqipëria dhe Landi i Bavarisë ngritën një komision të përbashkët pune në nivel zëvendësministrash për promovimin e marrëdhënieve ekonomike dhe politike.

Kjo u bë e ditur nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila priti në një takim delegacionin zyrtar të Landit të Bavarisë, që kryesohej nga ministrja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare, Melanie Huml.

Sipas ministres Ibrahimaj, kjo ngjarje shënon një hap të rëndësishëm të marrëdhënieve midis dy vendeve, teksa nis një rrugë e përbashkët që do të çojë drejt një zhvillimi të mëtejshëm të ekonomisë shqiptare.

Ajo u shpreh se Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë në rrugën e reformave dhe në atë të integrimit europian.

“Ngritja e Komisionit të përbashkët mes Shqipërisë dhe Bavarisë nënkupton përkushtimin e të dy palëve për të rritur bashkëpunimin në fusha të ndryshme të zhvillimit dhe promovimit të aktiviteteve të përbashkëta ekonomike. Gjithashtu, kjo nismë dëshmon besimin që Bavaria i ka dhënë Shqipërisë, si një partner i besueshëm në arritjen e synimeve tona të përbashkëta”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja siguroi se qeveria shqiptare mbetet e përkushtuar në krijimin dhe mundësimin e mjedisit për investime, zbatimin e reformave të mëtejshme dhe forcimin e shtetit ligjor.

“Ne do të vazhdojmë të përmirësojmë politikat tona miqësore ndaj biznesit, të thjeshtojmë procedurat administrative dhe të ofrojmë mbështetje të nevojshme për të lehtësuar bashkëpunimin me partnerët tanë bavarezë”, tha ajo.

Ministrja Ibrahimaj i njohu miqtë bavarezë me zhvillimet e dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, të cilat kanë ndikuar në ekonominë tonë, si dhe kanë krijuar një mjedis më të favorshëm për biznesin.

Ajo renditi një sërë fushash si zhvillimi i infrastrukturës, energjia, turizmi dhe bujqësia.

Ndërsa ministrja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare, deputete të Parlamentit e Shtetit Bavarez, Melanie Huml, theksoi se Gjermania do të mbështesë Shqipërinë në shumë sektorë.

Humln shprehu vlerësimin për marrëdhëniet aktuale mes dy vendeve dhe theksoi interesin për forcimin dhe intensifikimin e tyre në të ardhmen, në fusha si zhvillimi ekonomik, tregtia, energjia, infrastruktura, turizmi, bujqësia, arsimi apo shëndetësia.

Shqipëria, tha Humln, është një vend në prosperim dhe faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe kërkojmë ta mbështesim në rrugën drejt integrimit në BE.

Ngritja e komisionit të përbashkët mes shtetit bavarez dhe atij shqiptar, sipas ministres Humln, është një hap i duhur në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit dhe identifikimit të fushave ku mund të shtohet mbështetja ndaj Shqipërisë.

“Tregtia, energjia infrastruktura, turizmi, bujqësia, mjedisi, arsimi, kultura, policia dhe siguria janë disa nga fushat dhe është e rëndësishme të diskutohet dhe të shkëmbejmë ide me njëri-tjetrin. Do të ofrojmë mbështetje në çështje të kriminalitet dhe luftës kundër korrupsionit”, theksoi më tej ministrja Huml.

Hulm shtoi se ekziston bashkëpunimi në këto fusha dhe se puna e Komisionit është të identifikojë se ku mund të jepet më tej mbështetje për të thelluar bashkëpunimin.

Më tej, Hulm deklaroi se Komisioni hap një perspektivë të mirë, e iniciuar përmes deklaratës së përbashkët të shkurtit, e cila u fiksua në një letër përmes dy kryeministrave, Markus Söder dhe Edi Rama.

“Do të duhet të jetësohet prej nesh”, tha ministrja Hulm.

Krijimi i komitetit të Përbashkët ekonomik midis Shqipërisë dhe Bavarisë do të mundësojë identifikimin e sektorëve kyç ku bashkëpunimi mund të sjellë përfitime të ndërsjella, duke përfshirë tregtinë dhe investimet, transferimin e teknologjisë, turizmin dhe inovacionin, etj.

Realizimi i projekteve dhe nismave të përbashkëta do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm, do të krijojë mundësi punësimi dhe do të përmirësojë standardet e jetesës së qytetarëve tanë.

Kjo do të përforcojë të gjitha ato pika të secilit vend duke nxitur sipërmarrjen dhe rritur konkurrencën në tregun global, pasi ky partneritet shtrihet përtej bashkëpunimit ekonomik, duke përfshirë shkëmbime kulturore dhe programe arsimore.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…