Rrumbullaku-Palma: Garantim i zbatimit të të drejtave të qytetarëve shqiptarë dhe italianë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku priti në takim, Mauro Palma drejtuesin e Institucionit të Mbrojtësit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut, Itali


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku priti në takim, Mauro Palma drejtuesin e Institucionit të Mbrojtësit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut, Itali, i cili shoqërohej nga drejtuesit e 4 sektorëve të ndryshëm të këtij institucioni.

Të pranishëm në takim ishin Avokati i Popullit, Erinda Ballanca dhe Komisioneri i Mekanizmit për Parandalimin e Torturës, Ahmet Prençi.

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtuesi i Institucionit të Mbrojtësit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut, diskutuan mbi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve, me qëllim garantimin e zbatimit të të drejtave të qytetarëve shqiptarë dhe të atyre italianë, me fokus të drejtat e qytetarëve të akuzuar për vepra të ndryshme penale, atyre që janë në hetim, të miturve dhe të emigrantëve me qëndrim të parregullt, në Itali apo në Shqipëri.

Bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm duke qenë se Shqipëria dhe Italia janë vende fqinje dhe numri i shtetasve shqiptarë në Itali, numri i turistëve italianë në Shqipëri, sasia e mallrave, produkteve dhe shërbimeve të shkëmbyera mes këtyre dy vendeve, janë mjaft të larta.

Avokati i Popullit, Erinda Ballanca dhe Komisioneri i Mekanizmit për Parandalimin e Torturës, Ahmet Prençi gjatë takimit kanë vlerësuar bashkëpunimin mes dy institucioneve, model i cili duhet ruajtur dhe përmirësuar edhe më shumë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i shprehu Palma-s, gatishmërinë e institucionit që drejton, për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, si kusht i domosdoshëm për konsolidimin e demokracisë dhe për funksionimin e institucioneve bazuar në respektimin me rigorozitet të ligjit.

Njëkohësisht, Drejtori ka falënderuar Ballancën dhe Prençin, për mirëkuptimin dhe për bashkëpunimin bazuar mbi të vërtetën dhe i ka siguruar ata se organizata e Policisë së Shtetit i ka primarë qytetarët dhe se është e angazhuar maksimalisht për të vepruar në zbatim të ligjit dhe të vlerave më të mira qytetare.
1 nga 4

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…