Begaj: Sllovenia mbështetje procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Presidenti Begaj u prit sot në një vizitë zyrtare nga Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar


Presidenti Bajram Begaj deklaroi sot se Shqipëria dhe Sllovenia duhet të vijojnë të bashkëpunojnë ngushtë të lidhur nga partneriteti në NATO dhe interesat e përbashkëta strategjike në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

Begaj u prit sot në një vizitë zyrtare nga Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar. Pas ceremonisë zyrtare të organizuar me këtë rast dhe takimeve kokë më kokë e të zgjeruara midis dy delegacioneve, Begaj dhe Musar mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në deklaratën e tij, Begaj e konsideroi Slloveninë një partnere të rëndësishme rajonale dhe evropiane, ndaj i shprehu mirënjohje të veçantë Presidentes Pirc Musar për mbështetjen thelbësore dhe të vazhdueshme që ky vend i ka dhënë procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në veçanti, si edhe procesit të zgjerimit me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

Kreu i Shtetit ndau mendimin me Presidenten Pirc Musar, se për shkak të zhvillimeve të fundit gjeopolitike, por falë edhe kontributit të Sllovenisë e grupit të vendeve mike të Ballkanit Perëndimor, sot kemi një qasje të re të Bashkimit Evropian ndaj procesit të zgjerimit me vendet e rajonit.

“Procesi i integrimit nuk konsiderohet më thjesht si një çështje teknike, por edhe si një zgjedhje e vizion strategjik,” – tha Presidenti Begaj.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit ekonomik dhe nevojës së nxitjes më të madhe të tij.

“Vërejmë me kënaqësi një prirje në rritje të këtij bashkëpunimi, veçanërisht në fushën e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, ku pa dyshim turizmi zë një vend shumë të rëndësishëm. E sigurova Presidenten Pirc Musar që Shqipëria është e interesuar për më shumë investime sllovene në Shqipëri”, tha Begaj.

Sipas Kreut të Shtetit, rivendosja e linjës ajrore direkte Lubjanë-Tiranë mund t’i japë një shtysë më të madhe bashkëpunimit në fushën e turizmit, por edhe ndërveprimit të biznesve.

Presidenti Begaj e falënderoi gjithashtu presidenten Pirc Musar për kushtet e krijuara për një integrim më të mirë të diasporës shqiptare në Slloveni, falë kuadrit ligjor të miratuar dhe mundësive për të ruajtur identitetin kombëtar, gjuhën e kulturën amtare.

Pyetjes si e komenton gjendjen aktuale në rajon, Begaj iu përgjigj se “Shqipëria është promovuese e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit afatgjatë në rajon. Stabiliteti nuk jepet falas, duhet punuar për ta pasur dhe për fatin e keq situata në veriun e Kosovës, situata e kohëve të fundit na tregoi që stabiliteti është shumë i rëndësishëm. Si vende fqinje na takon që të ndërtojmë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin dhe në vend të mureve të ndërtojmë ura bashkëpunimi”.

Bashkëpunimi i mëtejshëm në fushën e arsimit dhe kulturës, lufta në Ukrainë, apo mbështetja e dhënë nga Sllovenia për të kapërcyer pasojat e tërmetit të 2019, ishin gjithashtu në vëmendjen e dy presidentëve. /ATSH

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni