Bashkëpunim Shqipëri-Bavari, ministrja takime me Ramën dhe Veliajn
Melanie Huml së bashku Kryebashkiakun Erion Veliaj vendosën tabelën origjinale në Sheshin “Franz-Josef-Strauß”
Ministrja bavareze e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Melanie Huml, ka zhvilluar këtë vit për herë të dytë një vizitë në Tiranë.
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë njoftoi se, në shkurt ajo shoqëroi Kryeministrin bavarez, Dr. Markus Söder, i cili në një takim me kryeministrin Edi Rama inicioi një bashkëpunim të thellë ndërmjet Shqipërisë dhe Bavarisë.
Ajo zbuloi me Kryebashkiakun Erion Veliaj një tabelë rrugore origjinale të Mynihut në Sheshin „Franz-Josef-Strauß“ (Sheshi Franc-J. Shtraus).
POSTIMI I AMBASADES GJERMANE
Vizitë e Ministres bavareze të Shtetit, zonjës Melanie Huml, në Tiranë
Ministrja bavareze e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Melanie Huml, ka zhvilluar këtë vit për herë të dytë një vizitë në Tiranë. Në shkurt ajo shoqëroi Kryeministrin bavarez, Dr. Markus Söder, i cili në një takim me Kryeministrin Edi Rama inicioi një bashkëpunim të thellë ndërmjet Shqipërisë dhe Bavarisë.
Tani erdhi koha për të zbatuar këtë ide. Ministrja e Shtetit Huml mori pjesë në hapjen e Zyrës së Biznesit Bavarez nga Unioni i Biznesit Bavarez (vbw), hapi së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj sesionin e parë të një komisioni shqiptaro-bavarez për bashkëpunim më të ngushtë si dhe zbuloi me Kryebashkiakun Erion Veliaj një tabelë rrugore origjinale të Mynihut në Sheshin „Franz-Josef-Strauß“ (Sheshi Franc-J. Shtraus).
Ministrja e Shtetit Huml mori pjesë në hapjen e Zyrës së Biznesit Bavarez nga Unioni i Biznesit Bavarez (vbë).
?? | Vizitë e Ministres bavareze të Shtetit, zonjës Melanie Huml, në Tiranë
Ministrja bavareze e Shtetit për Çështje…
Publiée par Ambasada Gjermane Tiranë sur Vendredi 14 juillet 2023