Nikolla: Gëzuar Festën Kombëtare, Francë!
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, uroi Francën me rastin e festës kombëtare.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla mori pjesë sot në pritjen e organizuar nga Ambasada franceze në Tiranë, me rastin e Festës Kombëtare të Francës, e njohur në histori si Dita e Bastijës, e cila shënon fillimin e Revolucionit Francez.
Në fjalën e saj, Nikolla u shpreh se Franca është një vend mik i Shqipërisë, partner i rëndësishëm në NATO dhe mbështetëse e fuqishme e rrugëtimit drejt BE-së.
“Revolucioni francez është një ngjarje me rëndësi historike, jo vetëm për, por për gjithë njerëzimin dhe shërben si një sinonim i luftës kundër tiranisë dhe kremtim i vlerave të lirisë, barazisë dhe vëllazërisë. Dita e Bastijës është një momentum për reflektim. Nderimi për ngjarjet historike me rëndësi botërore na inspiron në përkushtimin dhe kontributin tonë për vlerat e tyre për të tashmen dhe të ardhmen”, deklaroi kryeparlamentarja.
POSTIMI I KRYEPARLAMENTARES
Sot, Festa Kombëtare e Francës, e njohur në histori si Dita e Bastijës, e cila shënon fillimin e revolucionit francez.
Revolucioni francez është një ngjarje me rëndësi historike, jo vetëm për ??, por për gjithë njerëzimin dhe shërben si një sinonim i luftës kundër tiranisë dhe kremtim i vlerave të lirisë, barazisë dhe vëllazërisë.
Dita e Bastijës është një momentum për reflektim. Nderimi për ngjarjet historike me rëndësi botërore na inspiron në përkushtimin dhe kontributin tonë për vlerat e tyre për të tashmen dhe të ardhmen.
Franca është një vend mik i Shqipërisë, partner i rëndësishën në NATO dhe mbështetëse e fuqishme e rrugëtimit tonë ne Bashkimin Europian.
Gëzuar, Francë!
Sot, Festa Kombëtare e Francës, e njohur në histori si Dita e Bastijës, e cila shënon fillimin e revolucionit…
Publiée par Lindita Nikolla sur Vendredi 14 juillet 2023