Rama ndan artikullin e “The Herald”: Jehona e radhës për Shqipërinë turistike vjen nga Skocia
Shqipëria po shfaqet si një destinacion unik dhe emocionues edhe për udhëtarët skocezë.
Shqipëria po shfaqet si një destinacion unik dhe emocionues edhe për udhëtarët skocezë.
Gjiganti mediatik “The Herald” i ka bërë jehonë Shqipërisë duke përshkruar itenerare që fillojnë nga Bjeshkët e veriut, deri te Gjirokastra dhe Butrinti.
“Si një nga perlat e fshehura të Evropës, ky vend ballkanik mbetet kryesisht pa turma, duke ruajtur një autenticitet të humbur shpesh në destinacione më të njohura”, thuhet në shkrimin e “The Herald”, të cilin e ndau në rrjetet sociale edhe Kryeministri Edi Rama.
Kryeministri bëri të ditur se ky shkrim është jehona e radhës e Shqipërisë turistike që vjen nga Skocia.
“Jehona e radhës për Shqipërinë turistike vjen nga Skocia që si asnjëherë deri më tani gjiganti mediatik “The Herald” i dedikon këta rreshta me përshkrime entuziaste të intinerareve që fillojnë nga Bjeshkët e veriut, deri te Gjirokastra dhe Butrinti, me ftesën e parefuzueshme për të gjithë skocezët që ta shijojnë Shqipërinë në maksimum”, u shpreh Kryeministri Rama.
Për më tepër, sipas “The Herald” Shqipëria ofron një përzierje plazhesh mesdhetare, arkitekturë osmane dhe peizazhe mahnitëse malore, të gjitha të pjekura për eksplorim.