Jack Ma, themeluesi i grupit “Alibaba” viziton Tiranën

Ai është parë të darkojë në një ndër restorantet më të njohura të Tiranës, në “Padam”, i shoqëruar me stafin e tij më të ngushtë.


Jack Ma, një ndër biznesmenët më të mëdhenj të botës, themeluesi i grupit “Alibaba”, tregut të tretë më të madh botëror online dhe të parit në Azi në infrastrukturën e shërbimeve, ka vizituar këtë javë Shqipërinë.

Ai është parë të darkojë në një ndër restorantet më të njohura të Tiranës, në “Padam”, i shoqëruar me stafin e tij më të ngushtë.

Arsyeja e vizites nuk është ende e qartë, por Jack Ma duket se po sheh ta zgjerojë aktivitetin e biznesit të tij edhe në rajonin e Ballkanit.

Këtë javë, ai vizitoi edhe Beogradin, ku u filmua po ashtu duke festuar në një lokal të kryeqytetit serb.

Mediat serbe shkruajnë se vizita e tij është në interes të biznesit vendas, pasi gjithnjë e më shumë kompani private serbe, si dhe institucione shtetërore, kanë kontakte biznesi me grupin “Alibaba” dhe ky numër është në rritje të vazhdueshme.

Hapja e filialeve të dyqanit online “Alibaba”, me faqen “AliExpress”, në rajonin e Ballkanit flitet prej vitesh, ku në fokus është ngritja e një qendre shpërndarjeje logjisitike, e cila do të shkurtonte ndjeshëm periudhën e dorëzimit të blerjeve.

Në Serbi, sekretarja Shtetërore e Ministrisë së Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Tatjana Matiq, e konsideroi një çështje madhore ardhjen e grupit “Alibaba”, i cili biznesin e tij po shtrin me shpejtësi edhe në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

Edhe vizita e themeluesit Jack Ma në Tiranë duket se është në linje me planet e grupit “Alibaba” për të investuar në Ballkan.

Me 27.4 miliardë Dollarë pasuri, Jack Ma reditet nga revista Forbes në vendin e 63 në listën e miliarderëve të botës dhe në të tretin në Kinë.

Ai ishte mësues anglishtje kur e themeloi faqen e internetit “Alibaba.com” në vitin 1999 së bashku me 17 studentë të tjerë për ta bërë një prej kompanive kryesore të logjistikës në botë. U largua nga posti i drejtorit ekzekutiv në vitin 2019 për t’u kthyer në vitin 2023 kur “Alibaba” zbuloi një plan për t’u ndarë në gjashtë biznese.

Tv Klan

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…