Një shqiptar jep asist, Italia kampione në Europianin e 19-vjeçarëve

Luis Hasa që është pjesë e Juventusit, në total regjistroi 4 asiste dhë shënoi një gol


Italia është kampione e Europianit të 19-vjeçarëve.Të kaltërit mposhtën në finale Portugalinë me rezultatin 1-0, teksa meritë absolute për këtë sukses ka dhe mesfushori me origjinë shqiptare, Luis Hasa, që ishte një nga më të mirët e këtij kompeticioni.

19-vjeçari që është pjesë e Juventusit, në total regjistroi 4 asiste dhë shënoi një gol, duke u shndërruar në një hero për kombëtaren U-19 të Italisë.

Hasa dhuroi spektakël edhe në finalen ndaj Portugalisë, duke asistuar me një top fantastik, për golin e vetëm të shënuar nga Kajode në minutën e 19-të.

Pakkush e parashikonte në vitet e para të jetës së tij se sot do të shpallej kampion Europe me fanellën e “axurrëve” U-19, por ai dhe familja e tij e kanë shpresuar ndoshta që në moshën 6-vjeçare, kur në fushën pranë shtëpisë u pikas nga një zbulues talentesh dhe më shumë akoma prej moshës 7- vjeçare kur veshi për herë të parë fanellën e Juventusit, që vazhdon të jetë edhe sot lëkura e tij e dytë.

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"