Dëgjesa me kandidatët për ambasadorë. Malaj në Kosovë, Canaj në Serbi dhe Qirko në Hungari
Në drejtimin e Kryetares, Mimi Kodheli, u mblodh ditën e sotme Komisioni për Politikën e Jashtme
Në drejtimin e Kryetares, Mimi Kodheli, u mblodh ditën e sotme Komisioni për Politikën e Jashtme, ku u zhvillua dëgjesa me kandidatët për kryetar të Misioneve Diplomatike.
Petrit Malaj, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kosovës, prezantoi përpara anëtarëve të Komisionit vizionin dhe qëllimet e tij në lidhje me detyrën për të cilën kandidon.
Malaj u shpreh se ndjen peshën e përgjegjësisë më të madhe përballë kësaj sfide ndërsa nënvizoi se kjo sfidë do të përmbushet me nder.
“Do të jem përfaqësues i të gjithëve pa asnjë dallim. Marrëdhënien vëllazërore Shqipëri-Kosovë do ta çoj në një nivel tjetër”, u shpreh Malaj.
Më tej Komisioni për Politikën e Jashtme vijoi seancën dëgjimore me Qirjako Qirko, kandidat për ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Hungarisë.
Qirko, gjatë fjalës së tij nënvizoi se, Hungaria ka bërë pjesë në atë grup shtetesh që ka mbështetur në mënyrë të pakushtëzuar integrimin e vendit tonë dhe se do bëjë të gjitha përpjekjet për të përfituar nga përvoja hungareze lidhur me integrimin europian.
Dëgjesa e fundit në Komisionin e Politikës së Jashtme u zhvillua me Bardhyl Canaj, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Serbisë.
Canaj, nënvizoi se, do të angazhohet të kontribuojë në përparimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në veçanti për shmangien e problematikave.
Komisioni për Politikën e Jashtme, dt.17.07.2023
Komisioni për Politikën e Jashtme, dt.17.07.2023
Posted by Kuvendi i Shqipërisë on Monday, July 17, 2023