Edi Hila, piktori brilant i “Përvojave të jetuara”

REPORTAZH – Në ekspozitën “Territore të përvojave të jetuara” të Edi Hilës të hapur në COD


Nga Dash Frashëri, DashArt.al

Hapja e një ekspozite arti është gjithmonë një ngjarje e bukur për kryeqytetin, dhe ajo një piktori të rëndësishëm në artin bashkëkohor shqiptar, si Edi Hila, në COD – Center For Openness And Dialogue (Qendra për Hapje dhe Dialog), merr një vlerë dhe dimension të shumëfishtë.

Si një vizitor i përhershëm i ekspozitave të artit figurativ, kudo që ato hapen –  në COD apo Galerinë e Artit të Tiranës, në Muzeun Historik Kombëtar apo në Parking Art Gallery –  nuk mund ta humbisja mundësinë për të shijuar tetë veprat e Edi Hilës në ekspozitën “Territore të përvojave të jetuara”.

COD, i menaxhuar nga një drejtuese e spikatur si, Drejtoresha e Përgjithshme Eridana Çano, është shndërruar në një nga referencat më të rëndësishme në promovimin e artit, por dhe aktitiveteve të tjera të shumëllojshme, kryesisht kulturore.

#ExpoCOD

Në ekspozitën “Territore të përvojave të jetuara” itinerari i piktorit Edi Hila lë sipërfaqen dhe zbret në…

Posted by COD – Center For Openness And Dialogue on Friday, July 14, 2023

Një ekspozitë nga një vrojtues i përimët i realitetit, si Edi Hila, e kuruar me shumë dashuri nga kuratori Zef Paçi, dhe e përuruar edhe me praninë e jashtëzakonshme të Kryeministrit Edi Rama, një piktor dhe ish-pedagog në Akademinë e Arteve dhe një shok i hershëm i Edi Hilës.

Në ceremoni ishte e pranishme edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, emra të rëndësishëm në botën e artit shqiptar, kineastë, por dhe dashamirës të shumtë.

Nuk mungoi edhe një suprizë e bukur në version kamerieri nga Kryeministri Edi Rama, i cili është i mirënjohur në botën e artit, ku albumi i tij – “Works” nga Edi Rama – ndodhet në disa prej kancelarive më të rëndësishme në botë, Gjermani, Francë, Itali, Angli, Turqi, Greqi, Arabinë Saudite, Bruksel apo Prishtinë.

Tetë veprat e piktorit Edi Hila ekspozohen për herë të parë në COD. Në këtë përzgjedhje pikturash shfaqen rrugë, karuzelë, tenda, makina, e së fundmi nëntoka e metrove.

Kuratori Paçi shprehet se tetë veprat që ekspozohen për herë të parë në Qendrën për Hapje dhe Dialog -COD janë një përzgjedhje e autorit prej disa ciklesh piktorike, shpërfaqin frymën e disa ndalesave të përkohshme gjatë një rrugëtimi.

Kuratori Zef Paci


“Këto piktura përvijojnë thurimën e njëfarësoj harte, në të cilën “vendet” shkojnë përtej kufijve fizikë duke u shtrirë në aluzione evokuese. Janë territore, krijesa dhe objekte që pulsojnë lehtas nën një rëndesë atmosferike, imazhe që reflektojnë përvojat dhe përjetimet e tij. Përmes tyre ndjejmë të huajzimin, nëpër të cilin jemi përshkue vitet e fundit, nën një klimë kërcënuese shkaktuar prej fatkeqësisë natyrore, pandemisë, luftës, të gjendur mes pritjesh të pezullta. Është një gjendje njerëzore që ka pësuar humbjen, ndarjen, izolimin që përmban frikën”,
shprehet Paçi në fletën informuese të ekspozitës.

Piktori Edi Hila

Spiralja e kërkimit artistik të Edi Hilës, sipas Pacit aktualisht largohet paksa nga fryma më realiste e pikturave të viteve 2000. Kuratori shprehet se, tashmë shfaqen shëmbëlltyra në shndërrim që shënjojnë pezullinë.

E shijoj në maksimum këtë ekspozitë të bukur, të një piktori me famë ndërkombëtare dhe me punë të ekspozuara në: Athinë, Venecia, Liverpul, Londër, Berlin apo Paris, veprat e të cilët ndodhen në galeri të rëndësishme nëpër botë dhe pjesë e koleksioneve private.

Dash Frashëri, botuesi i DashArt.al dhe TiranaDiplomat.com

Vizitorët janë të shpeshtë në COD.

Nuk mungojnë edhe turistë të huaj në COD.

Të gjithë e përgëzojnë piktorin Edi Hila.

Ekspozita “Territore të përvojave të jetuara” përbën një meditim mbi ato territore përjetimesh, që pohojnë rropatjen e pareshtur të qenies njerëzore me besim përballë fatalitetit.

Përshtypjet, si një reflektim i kënaqësisë janë pozitive.

Edhe unë lë shënimin tim!

Tiranë, 14 -18 korrik 2023

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"