Arritjet e ҫmuara të depozituara në “valixhen diplomatike”

Mesazh i Ambasadorit Ridi Kurtezi, përpara përfundimit të misionit diplomatik në Malin e Zi.


Nga Ridi Kurtezi
Ambasador i Shqipërisë në Makin e Zi

Të dashur miq,
Motra dhe vëllezër në Ulqin, Tuz, Podgoricë, Guci, Plavë, Rrozhajë e Tivar,

Të dashur bashkëkombas!

Ka një shprehje që thotë, se diplomatit i kalon jeta me valixhe në dorë. Në një kuptim tjetër, më të figurshëm, ekziston pra edhe një valixhe diplomatike, por në këtë rast e kam fjalën, jo për bagazhin e dokumenteve të thata, por për bagazhin e sukseseve dhe mosarritjeve, emocioneve dhe meditimeve, bilancin e reales dhe të dëshirueshmes, të planifikimit dhe të rastësive.

Pas pesë viteve pune të vyer në Malin e Zi, përfaqësimi i vendit do të mbartet gjetkë, tashmë mijëra kilometra larg. Por, në “valixhen diplomatike” të Malit të Zi do të marr me vete mbresat më të pashlyeshme gjatë punës time të gjatë në profesion. Në prag të largimit, konstatoj me kënaqësi, se vitet në vendin fqinj kanë shënuar suksese në marrëdhëniet midis
Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Në këto pesë vite, jam dëshmitar i emancipimit të jetës politike të Malit të Zi, veҫanërisht të faktorit politik shqiptar. Ligji i simboleve kombëtare, Tuzi si komunë e mëvetësuar nga Podgorica, aktiviteti dhe triumfi i Forumit Shqiptar në Tuz, rezultati i koalicionit shqiptar në Ulqin, profesionalizmi dhe pjekuria politike e partive shqiptare, apo edhe qeveria e pakicave, në të cilën zëri i shqiptarëve mori më tepër jetë se në qeveritë e kaluara, janë arritje të ҫmuara të depozituara në “valixhen diplomatike”.

Vend të veçantë në të do të zënë edhe libraria e librit shqip, e hapur gjatë kësaj periudhe në Ulqin, kontribut i posaҫëm i qeverisë shqiptare, ashtu edhe takimi i dy qeverive, si momenti kulmor i bashkëpunimit dypalësh dhe i plotësimit të kuadrit ligjor mes të dyja vendeve tona.

Por, një vend bosh në “valixhen diplomatike” do të mbetet sa i takon përpjekjeve për ngritjen e monumentit të Skënderbeut në Ulqin. Uroj, që puna të vazhdojë dhe në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe qëndrore të bëhet ҫmos që Ulqini të nderohet dhe të hijeshoet, duke patur në mesin e tij përmendoren e Heroit Kombëtar të shqiptarëve.

Në prag të largimit tim, dëshiroj t’ju japë një lamtumirë zyrtare, por asnjëherë njerëzore dhe t’ju falenderoj dhe t’ju shpreh mirënjohjen e vecantë për bashkëpunimin, miqësinë, mikëpritjen dhe besimin që më dhatë gjatë qëndrimit në Malin e Zi.

Miqësisht juaji,

Ridi Kurtezi

Lexo më shumë nga

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.