Statistikat, CPI-ja dhe PPI-ja e Kinës qëndrojnë në një sferë të arsyeshme

CPI-ja dhe PPI-ja janë dy treguesit që pasqyrojnë përkatësisht gjendjen e konsumit e të prodhimit dhe janë elementet kryesore që paraqesin gjendjen ekonomike të vendit


Nga Jiang Lei, CRI

Ditët e fundit, Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi treguesit e çmimit të mallrave dhe të prodhimit industrial për muajin qershor, të cilët kanë shënuar një rënie të vogël (përkatësisht 0.2 % dhe 0.8%) në krahasim me një muaj më parë.

“Tregu i konsumit, në nivel të qëndrueshëm”

Kryestatisticienia e departamentit urban të Zyrës Kombëtare të Statistikave Dong Lijuan ka bërë një analizë të detajuar mbi këta dy tregues, duke vënë në dukje që “në muajin qershor, tregu i konsumit mbeti në një nivel të qëndrueshëm”.

CPI-ja dhe PPI-ja janë dy treguesit që pasqyrojnë përkatësisht gjendjen e konsumit e të prodhimit dhe janë elementet kryesore që paraqesin gjendjen ekonomike të vendit. Ndër to, CPI-ja ka lidhje më të drejtpërdrejtë me jetën e përditshme të konsumatorëve, sepse në të përfshihen çmimet e ushqimeve dhe të energjisë.

Çmimi i mallrave është një tregues i rëndësishëm për gjendjen ekonomike. Sivjet, qeveria kineze në raportin e punës vjetore ka paracaktuar objektivin e rritjes së CPI-së në rreth 3 %.

Sipas të dhënave statistikore, CPI-ja në qershor ishte 0.2 % më pak se në maj dhe po aq sa në qershorin e 2022-shit. Kategoria e ushqimeve shënoi rënie me 0.5 %. Nën ndikimin e temperaturave të larta dhe reshjeve, çmimi i perimeve u ngrit me 2.3 %, ndërsa furnizimi i plotë i ushqimeve të tjera është garantuar dhe çmimi i vezëve, frutave, mishit të derrit e të frutave të detit u ul me 1.2 % – 2.6 %.

Nën ndikimin e rënies së çmimit ndërkombëtar, edhe çmimi i energjisë në tregun kinez vazhdoi të regjistrojë ulje, me 0.7 %. Për arsye të aktiviteteve promovuese të festës së blerjeve të 18 Qershorit, çmimi i mallrave industriale të konsumit, me heqjen e çmimit të energjisë, është ulur me 0.3 %.

Në krahasim me qershorin e vjetshëm, çmimi i perimeve, frutave dhe mishit të shpendëve u shtua 4.3 % – 10.8 %, ndërsa mishi i derrit pati rënie me 7.2 %. Çmimi i mallrave joushqimore shënoi ulje me 0.6 %.

Ndërkohë, çmimi i mallrave industriale të konsumit pati rënie me 2.7 % dhe çmimi i energjisë u ul me 9.3 % në krahasim me një vit më parë.

Çmimi i qëndrueshëm, misioni i rëndësishëm për vitin 2023

Edhe pse ka pasur ndikime të ndërlikuara, çmimi i mallrave në Kinë në gjashtë muajt e parë të 2023-shit ka qëndruar në një sferë të arsyeshme, më pak se objektivi i përcaktuar prej 3 %. Në periudhën mars-qershor, rritja është ruajtur në një nivel të ulët, nën 1 %.

Zhang Yong, drejtori i Digjitalizimit i Qendrës Globale për Shitjen me Pakicë të Produkteve Bujqësore “Hongxing” në Hunan të Kinës Jugore, tha që “vëllimi i tregtimit të perimeve në gjashtëmujorin e parë është rritur me 52 %, ndërsa çmimi është ulur me 7 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë”.

Në mallrat e shportës ku bazohet përcaktimi i CPI-së, ushqimi zë një përqindje të lartë. Në vitin e kaluar, për shkak të rritjes së madhe të çmimeve ushqimore nga kriza e Ukrainës, rritja e treguesit CPI ka ruajtur një nivel më të ulët se vjet.

Nëse shohim pjesën thelbësore të CPI-së, duke hequr ushqimin dhe energjinë, furnizimi dhe kërkesa në tregun e brendshëm të Kinës kanë ruajtur një gjendje të qëndrueshme. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2023, CPI-ja thelbësore u rrit me 0.7 % krahasuar me një vit më parë, duke vazhduar ngritjen e butë.

Zëdhënësja e Zyrës Kombëtare të Statistikave, Fu Linghui, tha: “Tani, rritja e CPI-së ndodhet në një nivel të ulët dhe CPI thelbësore ka mbetur në të njëjtin nivel. Kjo është ndikuar nga shumë faktorë, si gjendja e ndërlikuar ndërkombëtare, amullia e ekonomisë globale, kërkesa e dobët në tregun e brendshëm dhe pragu i lartë i krahasimit në vitin e kaluar. Në përgjithësi, ky nivel i ulët është periodik.”

Lexo më shumë nga

Beci pret ambasadoren e Austrisë: Thellim i bashkëpunimit

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti sot në një takim ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, së…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Beci pret ambasadoren e Austrisë: Thellim i bashkëpunimit

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti sot në një takim ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, së…