Balluku takim me Ndihmëssekretaren e Përgjithshme të OKB-së
Zv.kryeministrja u takua në New York, me Ivana Zivkovic, Ndihmë Sekretare e Përgjithshme e OKB
Zëvendëskryeministrja, njeherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku, u takua në New York, me Ivana Zivkovic, Ndihmë Sekretare e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Sipas Ballukut, gjatë takimit u diskutua për procesin e rindërtimit, ku UNDP ka dhënë mbështetje të vyer për ndërtimin e 64 njësive arsimore, por edhe mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe progresin e Shqipërisë, veçanërisht në sektorin e energjisë dhe atë të turizmit.
“Shkëmbyem mendime mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit, duke vlerësuar veçanërisht mbështetjen e OKB-së dhe UNDP-s për reformat e ndërmarra, në kuadër të procesit të integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian”, deklaroi ajo.