Platformë online për dhurimin e gjakut
Kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët të forcojnë zinxhirin e solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut
Kryeministri Edi Rama ftoi sot qytetarët të forcojnë zinxhirin e solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut, për të përmbushur nevojën jetësore për të sëmurët me talasemi dhe të gjithë ata që kanë nevojë.
Përmes një videoje informuese, Rama tha se me platformën online të dhurimit vullnetar të gjakut ABO, qytetarët mund të aplikojnë në e-Albania për të rezervuar ditën dhe orën e dhurimit.
“Nëse jeni një grup punonjësish, duke aplikuar, vjen tek ju ekipi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut”, u shpreh ai.
POSTIMI I KRYEMINISTRIT RAMA
MIRËMËNGJES
dhe me platformën online të dhurimit vullnetar të gjakut A B 0 në e-Albania, ku mund të rezervoni ditën dhe orën e dhurimit apo për një grup punonjësish ardhjen e skuadrës së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, duke i ftuar të gjithë ata që s’kanë probleme me shëndetin që ta bëjnë dhurimin e gjakut edhe si një gjë të mirë për trupin e tyre, përveçse si një akt jetëshpëtues solidariteti, ju uroj një ditë të mbarë
#DhuroGjak
#ShpëtoJetë
MIRËMËNGJES ?
dhe me platformën online të dhurimit vullnetar të gjakut ?️?️?️ në e-Albania, ku mund të rezervoni ditën dhe orën e dhurimit apo për një grup punonjësish ardhjen e skuadrës së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, duke i ftuar të gjithë ata që s’kanë probleme me shëndetin që ta bëjnë dhurimin e gjakut edhe si një gjë të mirë për trupin e tyre, përveçse si një akt jetëshpëtues solidariteti, ju uroj një ditë të mbarë??
#DhuroGjak
#ShpëtoJetëPosted by Edi Rama on Wednesday, July 19, 2023
Dhurimi i gjakut është gjesti më human dhe solidar për këdo që ka nevojë jetike për të.
Portali qeveritar e-Albania ju vjen në ndihmë qytetarëve të planifikojnë online kohën për dhurim individual ose si subjekt.
Në vetëm pak sekonda qytetarët mund të rezervojnë orarin për të kryer procedurën e dhurimit të gjakut pranë Bankës së Gjakut të përzgjedhur.