Vendbanimet më të hershme bregliqenore në Europë zbulohen në Lin!
Rezultate mbresëlënëse dhe shumë të rëndësishme për vendbanimet prehistorike në vendin tonë vijnë nga Lini
Nga Elva Margariti
Ministre e Kulturës
Vendbanimet më të hershme bregliqenore në Europë zbulohen në Lin!
Rezultate mbresëlënëse dhe shumë të rëndësishme për vendbanimet prehistorike në vendin tonë vijnë nga Lini, ku një staf shqiptaro-zviceran, drejtuar nga arkeologët Adrian Anastasi dhe Albert Hafner po zhvillojnë një ekspeditë kërkimore arkeologjike.
Sipas raportit të hartuar nga Anastasi e Hafner materialet organike drusore të zbuluara në sitet nënujore ose të mbuluara me sediment në Liqenin e Ohrit apo në bregun e liqenit dëshmojnë për një vendbanim të hershëm fermerësh që daton rreth 5900- 5800 para Krishtit.
Analizat me metodën e radiokarbonit po kryhen në Laboratorin C14 në Universitetin e Bernës, që është një nga partnerët në këto kërkime, së bashku me Institutin e Arkeologjisë, financuar nga Bashkimi Europian.
Kjo ekspeditë ka nisur prej vitit 2021 dhe po zhvillohet në tre shtete Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Greqi, por tanimë fokusi është përqëndruar në sitin e Linit nga vijnë edhe rezultatet e para, të cilat do të plotësohen me përmbylljen e gërmimeve të këtij viti.
Sipas specialistëve, mbështetur mbi dijet e deritanishme vendbanimet palafite bregliqenore në Lin, janë më të vjetrat në Europë dhe ky burim informacioni konsiderohet si një ndër më të rëndësishmet në llojin e vet në rang botëror.
?️?️?️ Vendbanimet më të hershme bregliqenore në Europë zbulohen në Lin!
?? Rezultate mbresëlënëse dhe shumë të…
Posted by Elva Margariti on Thursday, July 20, 2023