Ekonomia kombëtare e Kinës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023 ka treguar rritje të qëndrueshme

Politikat makroekonomike kanë dhënë efektet e tyre dhe ekonomia kombëtare ka treguar rritje të qëndrueshme.


Nga Prof. Dr. Petraq Milo

Byroja Kombëtare e Statistikave të Kinës ka publikuar vlerësimet paraprake të ekonomisë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në gjysmën e parë të vitit ka arritur në 59,303.4 miliardë juanë, me një rritje prej 5.5% nga viti në vit, ose një zgjerim në 1.0% më shumë se në tremujorin e parë të vitit 2023. Sipas sektorëve të industrisë, vlera e shtuar e industrisë parësore ishte 3,041.6 miliardë juanë, me një rritje prej 3.7%, ajo e industrisë dytësore ishte 23,068.2 miliardë juanë, me një rritje prej 4.3% dhe ajo e industrisë terciare ishte 33,193.7 miliardë juanë, ose me një rritje prej 6.4%. Sipas tremujorëve, PBB-ja u rrit me 4.5% në tremujorin e parë dhe 6.3% në tremujorin e dytë. Rritja ekonomike në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2023 ka tejkaluar parashikimet fillestare të rritjes ekonomike.


CFP

Në muajin Tetor 2022, parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar ishte që rritja ekonomike e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), në nivel global të ngadalësohej nga 3.2% në vitin 2022, në 2.70% në vitin 2023. Në parashikimi e muajit Prill 2023 Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerëson që rritja ekonomike në nivel global për vitin 2023 do të ngadalësohet më shumë duke zbritur në 2.37%. Ndërsa rritja ekonomike në Kinë në parashikimin fillestar vlerësohej që do të zgjerohej nga 3.19% në vitin 2022 në 4.44% në vitin 2023. Nisur nga rezultati i rritjes ekonomike në tremujorin e parë të vitit 2023 Fondi Monetar Ndërkombëtar ngriti parashikimin e rritjes ekonomike për Kinën për vitin 2023 nga 4.44% në 5.24%. Dhe së fundmi rritja e lartë ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2023 ka ndryshuar parashikimin e Bankës Botërore për ekonominë e Kinës duke vlerësuar që do të arrijë një rritje në 5.6% për vitin 2023.


CFP

Prodhimi bujqësor pothuajse mbeti stabël, ndërsa blegtoria u rrit në mënyrë të qëndrueshme. Në gjashtëmujorin e parë, vlera e shtuar e bujqësisë shënoi një rritje nga viti në vit prej 3.3%. Prodhimi i përgjithshëm i drithit veror ishte 146.13 milionë tonë, 1.274 milionë tonë më pak se ai i një viti më parë. Në gjashtëmujorin e parë, prodhimi i mishit të derrit, viçit, deles dhe shpendëve ishte 46.82 milionë tonë, me një rritje prej 3.6% nga viti në vit. Prodhimi i qumështit u rrit me 7.5% dhe ai i vezëve u rrit me 2.9%. Në fund të tremujorit të dytë, numri i derrave të regjistruar u rrit me 1.1%.

Prodhimi industrial u rikuperua gradualisht dhe prodhimi i pajisjeve u rrit me shpejtësi. Vlera e shtuar totale e ndërmarrjeve industriale u rrit me 3.8% nga viti në vit në gjashtëmujorin e parë ose 0.8% më shume se ajo e tremujorit të parë. Vlera e shtuar e minierave është rritur me 1.7% nga viti në vit, industria e manifakturës është rritur me 4.2% dhe ajo e prodhimit dhe furnizimit me energji elektrike, termike, gaz dhe ujë është rritur me 4.1%. Vlera e shtuar e prodhimit të pajisjeve është rritur me 6.5%. Prodhimi i paneleve diellore, automobilave me energji të re dhe kompjuterëve dhe sistemeve të kontrollit industrial u rrit përkatësisht me 54,5%, në 35,0% dhe në 34,1%. Sektori i shërbimeve u zgjerua me shpejtësi. Në gjashtëmujorin e parë, vlera e shtuar e shërbimeve u rrit me 6.4% në 1.0% më shume se në tremujorin e parë. Konkretisht, vlera e shtuar e akomodimit dhe hotelerisë, transmetimit të informacionit, softuerëve dhe shërbimeve të teknologjisë së informacionit, lizingut dhe shërbimeve të biznesit, si dhe ndërmjetësimit financiar u rritën përkatësisht me 15.5%, në 12.9%, në 10.1%, në 7.3% dhe në 6.6%.


CFP

Shitjet totale me pakicë të mallrave të konsumit në gjashtëmujorin e parë arritën në 22,758.8 miliardë juanë, ose një rritje prej 8.2% nga viti në vit, në rreth 2.4% më shume se ajo e tremujorit të parë. Shitjet me pakicë të mallrave të konsumit në zonat urbane arritën në 19,753.2 miliardë juanë, me një rritje 8.1% nga viti në vit, dhe ato në zonat rurale ishin 3,005.6 miliardë juanë, me një rritje 8.4%. Shitjet me pakicë të mallrave ishin 20,325.9 miliardë juanë, ose me një rritje prej 6.8% , të ardhurat nga katering ishin 2,432.9 miliardë juanë, me një rritje të lartë në 21.4%. Shitjet me pakicë në internet arritën në 7,162.1 miliardë juanë, ose me një rritje prej 13.1% nga viti në vit. Shitjet me pakicë në internet të mallrave fizike ishin 6,062.3 miliardë juanë, ose me një rritje prej 10.8% , duke zënë 26.6% të totalit të shitjeve me pakicë të mallrave të konsumit.

Investimet në asetet fikse kanë vazhduar rritjen e tyre, dhe veçanërisht investimet në industritë e teknologjisë së lartë kanë treguar një rritje të lartë. Në gjashtëmujorin e parë, investimi në asetet fikse (duke përjashtuar familjet rurale) arritën në 24,311.3 miliardë juanë, me një rritje prej 3.8% nga viti në vit. Konkretisht, investimet në infrastrukturë u rritën me 7.2%, në manifakturë u rritën me 6.0%; dhe në zhvillimin e pasurive të paluajtshme kanë treguar ulje në 7.9%. Sipërfaqja e ndërtesave tregtare të shitura arriti në 595.15 milionë metra katrorë, ose një rënie prej 5.3%. Ndërsa shitjet totale të ndërtesave tregtare ishin 6,309.2 miliardë juanë, me një rritje prej 1.1%. Sipas industrisë, investimet në industrinë parësore u rritën me 0.1%, në atë dytësore me 8.9%, dhe në atë terciare me 1.6%. Investimet në industritë e teknologjisë së lartë u rritën me 12.5%, nga të cilat investimet në prodhimtarinë e teknologjisë së lartë dhe shërbimet e teknologjisë së lartë u rritën përkatësisht me 11.8% dhe 13.9%. Për sa i përket prodhimit të teknologjisë së lartë, investimet në prodhimin e pajisjeve mjekësore, instrumenteve matëse dhe në prodhimin e pajisjeve elektronike dhe të komunikimit u rritën përkatësisht me 16.8%, dhe 14.2%. Për sa i përket shërbimeve të teknologjisë së lartë, investimet në shërbimet teknike profesionale dhe në shërbimet për transformimin e arritjeve shkencore dhe teknologjike janë rritur përkatësisht me 51.6% dhe 46.3%.


CFP

Vlera e importeve dhe eksporteve në gjashtëmujorin e parë arritën 20,101.6 miliardë juanë, ose një rritje prej 2.1%. Vlera totale e eksporteve ishte 11,458.8 miliardë juanë, ose me një rritje prej 3.7%. Vlera totale e importeve ishte 8,642.9 miliardë juanë, me një rënie prej 0.1%. Bilanci tregtar ishte në sufiçit në 2,815.9 miliardë juanë. Importet dhe eksportet nga ndërmarrjet private u rritën me 8.9% duke zënë 52.7% të importeve dhe eksporteve. Importet dhe eksportet me vendet përgjatë Brezit dhe Rrugës u rritën me 9.8%.

Çmimet e konsumit u rritën, ndërsa ato të prodhimit për produktet industriale kanë treguar rënie nga viti në vit. Në gjashtëmujorin e parë, indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) u rrit me 0.7% nga viti në vit. Të grupuara sipas kategorive të mallrave, çmimet e ushqimeve, duhanit dhe alkoolit u rritën me 2.1%, veshjet janë rritur me 0.8%, banesat kanë treguar rënie me 0.2%, artikujt dhe shërbimet për përdorim ditor janë rritur me 0.5%, transporti dhe komunikimi kanë pësuar rritje me 2.3%, arsimi, kultura dhe rekreacioni me një rritje me 1.7%, dhe shërbimet mjekësore dhe kujdesi shëndetësor janë rritur me 1,0%. Çmimet e frutave të freskëta u rritën me 7,9%, mishi i derrit me 3,2%, drithërat me 1,6%, dhe perimet e freskëta me 2,7%. Në gjashtëmujorin e parë, çmimet e prodhimit të produkteve industriale ranë me 3.1 për qind nga viti në vit. Konkretisht, çmimet në muajin qershor ranë me 5.4 për qind nga viti në vit, ose me 0.8 për qind nga muaji në muaj.

Punësimi ishte përgjithësisht i qëndrueshëm dhe shkalla e papunësisë e anketuar në zonat urbane ka treguar rënie. Në gjashtëmujorin e parë, shkalla e papunësisë urbane rezultoi mesatarisht në 5.3% ose me 0.2% më pak se ajo e tremujorit të parë. Konkretisht, shkalla e papunësisë e popullsisë së moshës 16-24 dhe 25-59 vjeç ishte përkatësisht 21.3 përqind dhe 4.1 përqind. Në popullsinë e moshës 25 deri në 59 vjeç, shkalla e papunësisë rezulton më e ulët për popullsinë me arsim universitar. Në fund të tremujorit të dytë, numri i punëtorëve migrantë në zonat rurale arriti në 187.05 milionë, duke u rritur me 3.2 për qind nga viti në vit.

Të ardhurat e banorëve u rritën në mënyrë të qëndrueshme dhe rritja e të ardhurave të banorëve rurale ishte më e shpejtë se ajo e banorëve urbanë. Në gjashtëmujorin e parë, të ardhurat e disponueshme mbarë kombëtare për frymë të banorëve ishin 19,672 juanë, një rritje nominale prej 6.5% nga viti në vit, ose 1.4% më e shpejtë se ajo e tremujorit të parë. Rritja reale ishte 5.8% pas zbritjes së faktorëve të çmimeve. Të ardhurat e disponueshme për frymë të familjeve urbane ishin 26,357 juanë, një rritje nominale prej 5.4% nga viti në vit, ose një rritje reale prej 4.7% pas zbritjes së faktorëve të çmimeve. Të ardhurat e disponueshme për frymë të familjeve rurale ishin 10,551 juanë, një rritje nominale prej 7.8% nga viti në vit, ose një rritje reale prej 7.2% pas zbritjes së faktorëve të çmimeve. Rritja më e lartë e të ardhurave të disponueshme të familjeve rurale ka zvogëluar më tej raportin e të ardhurave të disponueshme të familjeve urbane në raport me ato të familjeve rurale.


CFP

Në përgjithësi, në gjashtëmujorin e parë, zhvillimi ekonomik dhe social është kthyer plotësisht në normalitet. Politikat makroekonomike kanë dhënë efektet e tyre dhe ekonomia kombëtare ka treguar rritje të qëndrueshme.

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…