Braverman telefonatë me Ballën: Intensifikojmë marrëdhëniet tona për qëllime të përbashkëta
Sekretare e Shtetit për çështjet e brendshme në Britani tefefonin ministrin e Brendshëm
Suella Braverman, Sekretare e shtetit për çështjet e brendshme për qeverinë në Britani, ka njoftuar përmes një postimi në Twitter, se ka kryer një telefonatë me Ministrin e Brendshëm Taulant Ballën.
Braverman përgëzon Ballën për rolin e ri dhe bën me dije se gjatë bisedës u ra dakord të intensifikojmë marrëdhëniet tona të ngushta të punës për të arritur qëllimet tona të përbashkëta, duke përfshirë trajtimin e migracionit të paligjshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“E kënaqur të flas me ministrin e ri shqiptar të Brendshëm Taulant Balla dhe e përgëzoj për rolin e ri. Ne ramë dakord të intensifikojmë marrëdhëniet tona të ngushta të punës për të arritur qëllimet tona të përbashkëta, duke përfshirë trajtimin e migracionit të paligjshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar.”.
Pleased to speak to the new Albanian Minister for the Interior @taulantballa and congratulate him on his new role.
We agreed to intensify our close working relationship to achieve our shared goals, including tackling illegal migration, corruption and organised crime. ?? ?? pic.twitter.com/PpSs3Omyvm
— Suella Braverman MP (@SuellaBraverman) July 21, 2023