Luis Hasa, futbollisti më i mirë i Evropianit të 19-vjeçarëve
Mesfushori shqiptar i Juventusit, që spikati në turneun e madh evropian me fanellën e kaltër.
Një shqiptar shpallet futbollisti më i mirë i Evropianit të 19-vjeçarëve, që u fitua nga Italia.
Bëhet fjalë për Luis Hasën, mesfushorin e Juventusit, që spikati në turneun e madh evropian me fanellën e kaltër.
Hasa u aktivizua si zëvendësues gjatë ndeshjes së parë të turneut të Italisë, në fitoren 4-0 kundër Maltës, por në takimet e tjera ishte titullar i padiskutueshëm. I riu me origjinë shqiptare dha asistin në humbjen 5-1 ndaj Portugalisë tri ditë më vonë.
19-vjeçari shënoi golin vendimtar të barazimit në ndeshjen e fundit të Grupit A kundër Polonisë dhe më pas shijoi ndoshta ndeshjen e tij më të mirë të turneut, duke dhënë dy asistime në fitoren e madhe 3-2 kundër Spanjës në gjysmëfinale.
Në finale, nga këmbët e Hasës lindi edhe goli i vetëm i shënuar në këtë sfidë nga Michael Kayode me kokë./ SuperSport