Partneriteti SHBA-Shqipëri në mbrojtje, shkatërruesi i raketave USS Ramage vizitë në portin e Durrësit
Shkatërruesi i raketave “USS Ramage” mbërriti në Durrës këtë javë për një vizitë portuale të planifikuar, në kuadër të bashkëpunimit Shqipëri-SHBA në fushën e mbrojtjes.
Shkatërruesi i raketave “USS Ramage” mbërriti në Durrës këtë javë për një vizitë portuale të planifikuar, në kuadër të bashkëpunimit Shqipëri-SHBA në fushën e mbrojtjes.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se kjo vizitë përmirëson partneritetin SHBA-Shqipëri në mbrojtje dhe ndërveprimin e vazhdueshëm si aleatë në NATO.
“Mirësevjen në Shqipëri USS Ramage! Shkatërruesi i raketave të komanduara i klasit Arleigh Burke USS Ramage (DDG 61) – pjesë e Carrier Strike Group (CSG) 12, Gerald R. Ford CSG, mbërriti në Durrës këtë javë për një vizitë portuale të planifikuar. Vizita në port ofron mundësinë për të përmirësuar partneritetin SHBA-Shqipëri në mbrojtje dhe ndërveprimin tonë të vazhdueshëm si aleatë në NATO”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.
Komandanti i “USS Ramage”, Tim Yuhas përshëndeti homologët e tij të marinës shqiptare në bordin e anijes dhe vuri në dukje se marrëdhënia me Shqipërinë është ndërtuar mbi një themel të vlerave, përvojave dhe vizionit të përbashkët.