“The Sun”: Shqipëria turistike, “Maldivet ekonomike të Europës”

Kështu e përkufizon britanikja “The Sun” vendin tonë në një artikull ku nuk mungojnë vlerësimet


“Maldivet ekonomike të Europës”. Kështu e përkufizon britanikja “The Sun” vendin tonë në një artikull ku nuk mungojnë vlerësimet, jo vetëm për bukuritë e plazheve me ujë të kristaltë, por edhe për shkak të çmimeve ekonomike dhe lehtësisht të përballueshme.

Në një artikull të shoqëruar edhe me video nga plazhet e bukura të rivierës shqiptare, “The Sun” shkruan se Shqipëria është kthyer në një pikë të nxehtë për pushime, e cila është rritur në popullaritet për shkak të ofertave të lira dhe plazheve të bukura dhe lehtësisht të arritshme për britanikët.

Duke evidentuar se pushuesit britanik janë dyndur këtë vit drejt Shqipërisë, artikulli iu kujton lexuesve se në Shqipëri mund të gjejnë plazhe ku birra kushton një paund apo edhe hotele me çmime të volitshme që nisin nga 20 Euro, shumë shpejt këto destinacione mund të jenë të arritshme për vetëm pak orë.

Dhe kjo falë aeroportit të ri të vlorës që po ndërtohet atje. Aktualisht, ata duhet të fluturojnë drejt qytetit të Tiranës dhe më pas me orë të tëra me makinë për të shkuar në resortin bregdetar.

Por kjo jo për shumë kohë pasi vitin tjetër me hapjen e aeroportit të Vlorës kjo gjë do jetë më e lehtë.

Aeroporti prej 90 milionë Paundësh do të ketë një pistë prej dy shumë se 2 kilometrash dhe mund të mbajë deri në dy milionë pasagjerë në vit.

Ndërsa ende nuk është konfirmuar se cilat linja do të operojnë nga ky aeroport, “The Sun” përmend faktin se një nga kompanitë britanike si Ryanair njoftoi së fundmi 17 linja të reja drejt Tiranës nga Britania e Madhe.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…