Bie rekordi i fundit i legjendës së notit Phelps, e thyen një francez
Francezi Léon Marchand, vetëm 21 vjeç, ka regjistruar kohën më të shpejtë në histori në 400 metra stil i përzier
U thye këtë të diel, më 23 korrik, rekordi i fundit që i përkiste ende amerikanit Michael Phelps.
Francezi Léon Marchand, vetëm 21 vjeç, ka regjistruar kohën më të shpejtë në histori në 400 metra stil i përzier, duke e ulur me më shumë se një sekondë kohën e legjendës së notit, të arritur në Lojërat Olimpike të Pekinit, në 2008, 4:03.84.
Tani, në Botërorin e Fukuokas, në Japoni, Marchand notoi 400 metra për 4 minuta e 2.5 sekonda. Vetë Michael Phelps, fitues i 28 medaljeve olimpike gjatë gjithë karrierës së tij, 23 prej të cilave të arta, ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të medaljes së artë francezit, duke e përgëzuar për këtë arritje.
León Marchand ?? rompió un récord de Michael Phelps ?? y se quedó con la medalla dorada ? en los 400 estilos. Lo consiguió con un tiempo de 4:02.50. El estadounidense lo había logrado en 4:03.84. La marca había permanecido vigente durante 21 años. pic.twitter.com/cTra3opmp1
— VarskySports (@VarskySports) July 23, 2023