“IPA – Section Bulgaria”, spektakël vallesh në Tiranë
Dy ansamble valltarësh, të ardhur nga Svelingradi i Bullgarisë, performuan në kryeqytet
Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com
Spektakël i mrekullulleshëm vallesh tradicionale bullgare te Pedonalja e Tiranës!
Dy ansamble valltarësh, të ardhur nga Svelingradi i Bullgarisë si pjesë e “IPA – Section Bulgaria” (International Police Association), të cilët ditën e diel dhuruan një shfaqje mbresëlënese ne “Mbrëmjen Bullgare”, në sheshin kryesor të qytetit të Durrësit, performuan dje në kryeqytet.
Grupet përbëheshin nga artistë amatorë, dashamirës e promovues të folkut dhe kostumeve tradicionale bullgare kryesisht djem e vajza si dhe të tjerë më të rritur. Vlen të thkesohet se një pjesë e valltarëve ishin punonjës policie të Bullgarisë.
Për mua si botues i gazetës online “Tirana Diplomat” dhe blogut “Bloger.al” ishte me interes për të ndjekur nga afër këtë shfaqje mjaft të bukur.
Shfaqja u ndoq me shumë interes edhe nga dhjetëra e qindra turistë, të cilët edhe në kushtet e vapës së madhe nuk lëvizën deri në përfundim të shfaqjes.
“Përgjegjësja e grupeve Ekaterina Dobreva, ish-punonjëse e policisë Bullgare anëtare e IPA- Seksion Bullgari, erdhi enkas në Tiranë për të përshëndetur IPA- Seksion Albania. International Police Association (IPA) që është shoqatë e përbërë nga punonjës policie në detyrë, të liruar apo në pension. Moto e saj shprehet në gjuhën esperanto “Servo per Amikeco” – “Shërbejmë përmes Miqësisë”. Qëllimi kryesor i veprimtarisë së kësaj shoqate është krijimi i lidhjeve të miqësisë midis vende anëtare, si edhe nxitja e bashkëpunimit ndërkombëtar policor në mbarë botën”, thotë Drejtues ( Ret) Skënder Doda, President i IPA – Section Albania.
Sipas Dodës, disa nga qëllimet largpamëse të kësaj shoqate përfshijnë: zhvillimin e marrëdhënieve ndërkulturore midis anëtarëve të saj; shkëmbim përvoje; nxitjen e dhënies së ndihmës reciproke të ndërsjellë midis vendeve anëtare në sferën sociale.
Sot në Pedonalen e Tiranës dy ansamble valltarësh nga Bullgaria performuan enkas për IPA- Seksion Albania. Në përbërje…
Posted by Skender Doda on Monday, July 24, 2023
“Shoqata lehtëson komunikimin që është element i rëndësishëm i partneritetit, lehtësim të lëvizjes së anëtarëve të organizatës, – ofrim qendra pushimi të Policive të vendeve të ndryshme me çmime të arsyeshme, asistencë e konsulencë por jo në fushën e hetimit të krimit”.
Anëtarësimi në IPA paraqet interes pasi i shërben promovimit të vlerave të Policisë dhe imazhit të vendit. IPA është organizatë me ndikim të gjerë dhe prestigjioze. Ka status special konsultativ për problemet e sigurisë në Këshillin Social Ekonomik në OKB, në Këshillin e Evropës, në UNESCO dhe në SHBA.
“Kjo shoqatë numëron mbi 600 000 anëtarë, në 66 vende anëtare. Pas shumë vitesh përpjekjeje, IPA- Seksion Albania u pranua anëtare me të drejta të plota në Kongresin e 65 të IPA Botërore në Barcelonë në 5 tetor 2022. Së bashku me kolegët morëm masa për pritjen dhe promovimin e tyre në Tiranë. Njëkohësisht delegacione të IPA- Seksion Albania kanë zhvilluar vizita e takime të shumta në Bullgari me ftesë të homologëve tanë atje”, thekson Presidenti i IPA – Section Albania.
“Ne performuam të dielën në Durrës, në “Mbrëmjen Bullgare”. Vetëm dy grupet tona vallëzuan atje. Vallet tona u pëlqyen jashtë mase nga publiku vendas. Ne jemi këtu në Tiranë, për të dhuruar një shfaqjen për publikun kryeqytetas, në bashkëpunim me IPA Section Albania. Në grupin e valltarëve bullgarë ka gjithashtu policë të kufirit, dhe fëmijët janë të policëve të kufirit. Jemi të nderuar me praninë e tyre edhe nga Policia e Shtetit Shqiptar, por dhe nga Policia Bashkiake e Tiranës”, tha për TiranaDiplomat.com, përgjegjësja e grupeve Ekaterina Dobreva, ish-punonjëse e policisë Bullgare anëtare e IPA- Seksion Bullgari.
Today in Tirana capital of Albania, two folkloric ensemble from Bulgaria performed. Thanks Desislava Petrova .
Posted by Ipa Albania on Monday, July 24, 2023
Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Bullgarisë”, ish-deputeti Koçi Tahiri, ishte i pranishëm në këtë shfaqje.
Vetëm pak ditë më parë, ai ishte ftuar nga Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Ivaylo Kirov, së bashku me Presidentin e Nderit të Shoqatës, Prof. Dr. Llukan Tase, në selinë e ambasadës.
“Shoqata ‘Miqtë e Bullgarisë’ është krijuar para 25 vjetësh. Organizatorët e krijimit të shoqatës kanë qenë studentë, të cilët kanë studiuar në Bullgari. Unë kam disa muaj që jam kryetari i saj, pasi më parë ka qenë Prof. Dr. Llukan Tase.
Ne jemi dashamirës të popullit bullgar, për ta ruajtur kulturën dhe traditën e popullit bullgar. Para dy muajsh zhvilluam një aktivitet, ku i pranishëm ishte dhe ambasadori Kirov.
Kemi shumë për të dhënë dhe për të marrë nga kjo marrëdhënie, aq më tepër që kolonia shqiptare në Sofje ka qenë bazë e shqiptarizmit dhe patriotizmit”, tha kryetari Tahiri për TiranaDiplomat.com.
Në fund të performancës së bukur të valleve, edhe disa dhurata simbolike me mesazhe paqeje nga IPA – Section Bulgaria për miqtë e tyre të IPA – Section Albania.
Tiranë, më 25 korrik 2023