Teknologjitë digjitale kineze në bujqësi, ekspertë shqiptarë në seminarin e zhvilluar në Kinë

Ekspertë të bujqësisë dhe Agjencisë për Zhvillimin e Investime të Huaja, morën pjesë në seminarin e organizuar nga Qendra për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, pranë Ministrisë së Bujqësisë të Republikës Popullore të Kinës.


Teknologjitë digjitale po transformojnë bujqësinë me shpejtësi  në shumë vende të botës, rrugë të cilën synon edhe zhvillimi rural në Shqipëri.

Ekspertë të bujqësisë dhe Agjencisë për Zhvillimin e Investime të Huaja, morën pjesë në seminarin mbi Bashkëpunimin Bujqësor dhe Menaxhimin Inovativ për Shqipërinë për vitin 2023, të organizuar nga Qendra për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, pranë Ministrisë së Bujqësisë të Republikës Popullore të Kinës.

Gjatë seminarit, pjesëmarrësit u njohën me eksperiencat e avancuara të Kinës në zhvillimin bujqësor, rëndësinë e politikave në zhvillimin e bujqësisë, si dhe teknologjitë e përdorura.

Përmes pjesëmarrjes në këtë seminar, pati mundësinë të njihej me praktikat më inovative në menaxhimin bujqësor, duke u fokusuar në rivitalivizimin rural, menaxhimin cilësor të produkteve bujqësore, zhvillimin e bujqësisë smart dhe mundësitë për implementimin e këtyre praktikave në sistemin bujqësor shqiptar.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se, nxitja e zhvillimit novator në bujqësi në kushtet e ndryshime klimatike, zë një vend të rëndësishëm në politikat e qeverisë.

“Bujqësia digjitale ndihmon fermerët të kuptojnë më mirë faktorëtqë ndikojnë në prodhim si uji, toka, faktorët biologjikë dhemenaxhimin më të mirë të tyre.  Shumë probleme lidhur me ndryshimet klimatike si thatësirat dhe mungesa e ujit në bujqësi mund të zgjidhen nëpërmjet bujqësisë digjitale duke përdorur metoda automatizimi të ujitjes duke reduktuar humbjet e ujit”, shprehen ekspertët.

Gjithashtu, theksojnë ata, problemet e mbrojtjes se bimëve lidhur me shfaqjen e sëmundjeve e dëmtuesve të rinj në ndikimin e kushteve të reja klimatike mund të monitorohen  dhe  kontrollohen nëpërmjet paisjeve digjitale.

Mbarështrimi shtazor, probleme të mirëqëniessë kafshëve në kushtet e ndryshimeve klimatike dhe impaktit mjedisor të mbarështrimeve mund të kontrollohen me paisje të reja digjitale.

Lexo më shumë nga

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…