Ekonomi në Hungari: Shkëmbim eksperiencash në fushat e digjitalizimit dhe administratës publike
Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi zhvilloi një vizitë pune në Hungari
Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi së bashku me Albana Kociu, Eridana Cano dhe Romina Kostanin, zhvilluan një vizitë pune në Hungari, me qëllim shkëmbimin e ekperiencave në fushat e digjitalizimit dhe administratës publike.
Ekonomi publikoi në rrjete sociale foto nga takimi me autoritetet hungareze, teksa shkroi se, “me kënaqësi vumë re se progresi ynë në fushën e shërbimeve online ishte një eksperincë e mirë për ta”.
“Në fushën e administrates publike të dy vendeve tona ndiqnin rekomandimet e OECD për të matur eficencën dhe përformancën e agjencive, ndaj shkëmbimi i eksperiencave ishte shumë i frytshëm”, tha Ekonomi.
Sipas saj, bashkëpunimi me grupin e punës të ministrit Zotit Gergely Gulás, minister pranë Zyrës së Kryeministrit dhe zotin Levente Magyar, Zëvendës Minister i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë dhe gjetjet prej tyre, do të vazhdojnë edhe për periudhën në vijim. /ATSH