Ambasadori Kurtezi, takim lamtumire me Presidentin e Malit të Zi
Presidenti Milatoviq vlerëson kontributin e Ambasadorit në intensifikimin e bashkëpunimit politik
Takim përshëndetës i Ambasadorit Ridi Kurtezi me Presidentin Jakov Milatoviq, në përfundim të misionit diplomatik në Malin e Zi.
Në përfundim të misionit diplomatik në Malin e Zi, Ambasadori Ridi Kurtezi u përshëndet zyrtarisht me Presidentin Jakov Milatoviq, me të cilin konstatuan zhvillimin e suksesshëm dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Presidenti Milatoviq ka vlerësuar kontributin e Ambasadorit në intensifikimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, social dhe kulturor dhe si nxitës në forcimin e urave të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Ambasadori ka falenderuar Presidentin Milatoviq për bashkëpunimin dhe mikpritjen dhe i ka uruar një mandat të suksesshëm në krye të vendit, në funksion dhe në të mirë të zhvillimit dhe të prosperitetit politik dhe ekonomik të Malit të Zi.