Ambasadori i Katarit: Me Veliajn kemi bërë shumë punë të mira në Tiranë!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ambasadorit Ali bin Hamad Al Marri


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim ambasadorin e Katarit në Tiranë, të cilit në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe bashkëpunimin, i dhuroi Çelësin e Qytetit.

“Sot është patjetër një ditë gëzimi, se ne vlerësojmë një mik të shtrenjtë, por është edhe një ditë kur një miku të shtrenjtë, ne i themi faleminderit, mirupafshim deri herën tjetër, sepse ambasadori i Katarit mbyll shërbimin e tij në Tiranë.

Jam vërtet mirënjohës dhe nëse për shumë prej nesh që merren me fjalime, fjalimet harrohen dhe shumë diplomatë që bëjnë fjalime, fjalimet i zënë vendin fjalimit tjetër, ndërkohë që kopshti që kemi bërë në Bllok, shkolla “Lasgush Poradeci”, shkolla në Pezë, “Jeronim De Rada” dhe më në fund lajmi i shkëlqyer për sheshin e Katarit që do të kemi në fund të Bulevardit të Ri, një donacion prej 11 milionë eurosh nga qeveria e Katarit, do të mbeten jo vetëm kur mbarojnë mandatet tona si ambasadorë dhe si kryetarë bashkie, por do të mbeten edhe kur të mos jemi më në këtë jetë sepse janë kontribute që do të zgjasin përtej jetës sonë dhe do të jenë këtu ndoshta në dhjetëra e qindra vitet e ardhshme”, u shpreh Veliaj.

Ambasadori i Katarit në Tiranë, falenderoi Veliajn për bashkëpunimet që Katari dhe Tirana kanë realizuar.

“Gjatë mandatit tim 5 vjeçar në Tiranë, kam gjetur një derë të hapur bashkëpunimi, falë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, me anë të të cilit kemi bërë shumë punë të mira dhe jam shumë i lumtur që ky bashkëpunim ka dhënë fryte të prekshme. I uroj gjithë suksesin e mundshëm vëllait tim Erionit, qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe gjithashtu popullit mik shqiptar”, ka thënë Ambasadori i Katarit në Tiranë, Ali bin Hamad Al Marri.

Balla takim me bashkatdhetarë në Firence: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030

Balla u rikujtoi shqiptarëve në Firence se prej datës 11 janar do të nisë procesi i regjistrimit, sipas një modeli…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla takim me bashkatdhetarë në Firence: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030

Balla u rikujtoi shqiptarëve në Firence se prej datës 11 janar do të nisë procesi i regjistrimit, sipas një modeli…