Gjeti kuletë me vlera të mëdha monetare dhe ia dorëzoi Policisë, certifikatë mirënjohjeje kursantit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit vlerëson gjestin e kursantit për Patrullë të Përgjithshme


Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, ka vlerësuar gjestin e kursantit për Patrullë të Përgjithshme në Akademinë e Sigurisë, Xhojsi Lamaj.

Muhamet Rrumbullaku tha se, “gjesti i kursantit për Patrullë të Përgjithshme është modeli më i mirë që duhet të ndjekin punonjësit e Policisë, në raport me qytetarët. Nga ana tjetër, kjo tregon nivelin e lartë të mësimdhënies në Kolegjin e Policisë, të përgatitjes dhe të orientimit të kursantëve, të cilët pas përfundimit të Kolegjit, do t’i shërbejnë qytetarëve. Punonjësi i Policisë duhet të jetë mishërimi i vlerave më të mira njerëzore dhe pasqyra ku qytetarët duhet të shohin shpresë, siguri, besim, humanizëm dhe shërbim cilësor”.

Xhojsi Lamaj, pasi ka gjetur në Rrugën e Kavajës, një portofol me vlera të konsiderueshme (franga, euro, lekë) dhe sende personale, e ka dorëzuar portofolin në Komisariatin e Policisë Nr. 2. Menjëherë është njoftuar shtetasja që kishte humbur portofolin, e cila është paraqitur në këtë komisariat dhe pasi ka marrë nga punonjësja e Policisë, portofolin me gjithë shumë e parave dhe sendet personale, ka vlerësuar veprimin e punonjësit të Policisë dhe e ka falënderuar atë, pasi gjeste të tilla rrallë ndodhin.

Kursanti është falënderuar edhe nga drejtuesit e Akademisë së Sigurisë. Për të vlerësuar gjestin e kursantit Xhojsi Lamaj, rektori i Akademisë së Sigurisë Ilirjan Mandro i ka akorduar dhe dorëzuar atij, Certifikatë Mirënjohjeje. /ATSH

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…