Begaj do të marrë pjesë në debatin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Presidenti Begaj priti sot Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Fiona McCluney


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të marrë pjesë në debatin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në datat 17-23 shtator 2023.

Presidenti Begaj priti sot Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Fiona McCluney, e cila e informoi Presidentin edhe mbi samitin që do të organizojë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.

Gjithashtu, McCluney ndau me Presidentin Begaj informacionin mbi pritshmëritë e samitit si dhe nivelin e pjesëmarrjes.

Në fund të debateve dhe trajtimit të temave më të rëndësishme për të ardhmen e njerëzimit dhe të planetit, pritet që liderët pjesëmarrës të miratojnë një deklaratë politike, për të shprehur angazhimet në arritjen e Objektivave të Axhendës 2030.

Presidenti Begaj e vlerësoi shumë pozitive dhe të ardhur në kohën e duhur nismën e Sekretarit të Përgjithshëm Guterres “Plani i Shpëtimit për Njerëzit dhe Planetin”, për përmbushjen e Objektivave për një Zhvillim të Qendrueshëm 2030 (SDG), si dhe shprehu vullnetin dhe përfshirjen e institucioneve shqiptare në realizimin e angazhimeve kombëtare./ATSH

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.