Një lajm i mirë për trashëgiminë kulturore dhe restauratorët!
Me vendim të Këshillit të Ministrave do të nisë funksionimin Qendra Rajonale për Konservim dhe Restaurim (QRKR).
Nga Elva Margariti
Ministre e Kulturës
Një lajm i mirë për trashëgiminë kulturore dhe restauratorët!
Me vendim të Këshillit të Ministrave do të nisë funksionimin Qendra Rajonale për Konservim dhe Restaurim (QRKR).
Kjo qendër, e cila do të marrë jetë pranë Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore vjen jo vetëm si një hap në reformën institucionale, që ka përfshirë të gjitha institucionet tona, por mbi të gjitha për të forcuar traditën e formimit të vazhduar; përditësimin e njohurive të restauratorëve dhe të subjekteve të licencuara sipas legjislacionit për trashëgiminë kulturore; hartimin dhe zbatimin e programeve të kualifikimit të specialistëve në fushën e trashëgimisë kulturore materiale.
QRKR-ja e shtrin veprimtarinë në të gjithë territorin e Shqipërisë përmes programeve, trajnimeve, seminareve, kurseve të formimit profesional në fushën e trashëgimisë kulturore; administrimin e procesit të marrjes së krediteve për përfitimin e licencave profesionale në fushën e trashëgimisë kulturore; rritjen e ndërgjegjësimit të publikut lidhur me trashëgiminë kulturore, teknikat e konservimit, restaurimit, si dhe menaxhimit të pasurive kulturore materiale.