Begaj: SHBA, partner strategjik i Shqipërisë
Presidenti i Republikës uron 101-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar 101-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një mesazh publikuar në rrjetet sociale, Begaj shprehet se SHBA ka qenë dhe do mbetet, aleati me strategjik i Shqipërisë, në rrugën tonë euro-atlantike.
“Në këtë 101 vjetor të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, shohim me krenari se si këto marrëdhënie janë gjithnjë e më të forta!
Përgjatë historisë, Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë në krahun tonë, duke na mbështetur në të gjitha projektet dhe sukseset tona madhore, ndaj për këtë do i jemi përherë mirënjohës.
Gëzuar 101-vjetorin e miqësisë me SHBA-në, partnerin strategjik më të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, u shpreh presidenti.
Në këtë 101 vjetor të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, shohim me krenari se si këto…
Posted by Bajram Begaj on Friday, July 28, 2023