Hohmann: Shqipëria duhet të qëndrojë në rrugën e duhur për t’u anëtarësuar në BE
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann, zhvilloi një takim lamtumire
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann, zhvilloi një takim lamtumire me përfaqësues të OSHC-ve shqiptare, projekteve të financuara nga BE-ja, bizneseve, bashkive, qeverisë dhe trupit diplomatik.
“Shqipëria duhet të qëndrojë në rrugën e duhur për të shkuar drejt dhe për t’u afruar e anëtarësuar në BE, pa devijime. Njerëzit e Shqipërisë e duan dhe e meritojnë këtë,” shkruan ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann.
POSTIMI i European Union in Albania
“Dje pata kënaqësinë të mirëpres përfaqësues të OSHC-ve shqiptare, projekteve të financuara nga BE-ja, bizneseve, bashkive, qeverisë dhe trupit diplomatik për të kremtuar partneritetin e fortë midis BE-së dhe Shqipërisë.
I falenderova për bashkëpunimin për ta çuar vendin më tej pranë Bashkimit Evropian. Rruga për në BE nuk është gjithmonë e drejtë, ndonjëherë keni nevojë për shenja për të arritur atje, ndonjëherë mund të bëhet e vështirë, por në fund ia vlen çdo përpjekje që bëni.
Shqipëria duhet të qëndrojë në rrugën e duhur për të shkuar drejt dhe për t’u afruar e anëtarësuar në BE, pa devijime. Njerëzit e Shqipërisë e duan dhe e meritojnë këtë,” Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann.
“Dje pata kënaqësinë të mirëpres përfaqësues të OSHC-ve shqiptare, projekteve të financuara nga BE-ja, bizneseve,…
Posted by European Union in Albania on Friday, July 28, 2023