Rama: “Nona” në Përmet, festivali i gjysheve duararta!
Festivali zhvillohet për të katërtin vit radhazi në Përmet, në datat 11, 12 dhe 13 gusht.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, u bënë të ftesë të gjithë shqiptarëve të jenë pjesë e festës së “Nonave”. Një festë që zhvillohet për të katërtin vit radhazi në Përmet, në datat 11, 12 dhe 13 gusht.
Kryeministri Rama, shkruan se kjo festë e veçantë u dedikohet gjysheve shiptare.
“Mirëmëngjesi dhe me festën e veçantë “Nona” dedikuar gjithë gjysheve shqiptare që do të mbledhë edhe këtë vit në Përmet të mirat, të urtat, të dhembshurat me duar të florinjta që na kanë ëmbëlsuar jetën e zbukuruar kujtimet me glikotë, centrot, kulaçkat e rrëfenjat e tyre, ju uroj fundjavë të bukur”, deklaron Rama.
MIRËMËNGJES ?
dhe me festën e veçantë “Nona”, dedikuar gjithë gjysheve shqiptare, që do të mbledhë edhe këtë vit në Përmet të mirat, të urtat, të dhembshurat me duar të florinjta që na kanë ëmbëlsuar jetën e zbukuruar kujtimet me glikotë, çentrot, kulaçkat e rrëfenjat e tyre, ju uroj fundjavë të bukur?
Posted by Edi Rama on Friday, July 28, 2023
Festivali i “Nonave” në Përmet më datat 11-12-13 gusht, pritet të mbledhi gjyshet nga e gjithë Shqipëria. Kultura artizane dhe gatimet tradicionale nga duart e gjysheve, do të jetë fokusi i “Festivali i Nonave” në qytetin e vogël të luleve në Përmet.
Në festival pritet të ketë dhe panair të kulinarisë, muzikë me DJ në mbrëmje në sheshin kryesor të qytetit. Pjesë e festivalit pritet të jenë nëna të ardhura nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, që prezantuan një shumëllojshmëri ushqimesh tradicionale të zonave.