Rama: Inteligjenca artificiale në disa sektorë, transformim edhe e-Albania

Kryeministri Edi Rama u shpreh për shtrirjen e inteligjencës artificiale në disa sektor të rëndësishëm.


Kryeministri Edi Rama u shpreh për shtrirjen e inteligjencës artificiale në disa sektor të rëndësishëm.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së qeverisë në Tepelenë, Rama tha se, “jemi duke transformuar e-Albania. Do ta shikoni që E Albania në fillim të sezonit pas pushimeve do të komunikoj me qytetarët. Nuk do ketë më nevojë për help desk, por qytetari që do të hyjë në e-Albania do të jetë i shoqëruar nga inteligjenca artificiale, njësoj si të ishte i shoqëruar nga dikush pas ekranit në kohë reale. Dua të bëjë këtë licencë, dua këtë shërbim. Po kështu edhe bashkëqeverisjen do ta fusim në këtë proces”.

“Brenda vitit besoj se do kemi dhe shoqëruesin virtual me zë dhe figurë. Pra e- Albania nuk do jetë më thjesht me shkrim, por do të marrësh në facetime dhe do të komunikosh me e- Albania, që sështë person real, por që i di të gjitha elementët që të nevojiten dhe të dikton si ta kryesh shërbimin”, tha Rama.

?Tepelenë – Për median, pas mbledhjes së zgjeruar dy-ditore të qeverisë? #VetëmPërpara➡️??

?Tepelenë – Për opinionin publik, pas mbledhjes së zgjeruar dyditore të qeverisë?

#VetëmPërpara➡️??

Posted by Edi Rama on Saturday, July 29, 2023

“Këtë do ta shtrijmë edhe në të tjerë sektorë. Edhe për drejtësinë kemi nisur një projekt për inteligjencën artificiale. Do të rris transparencën, do të informoj publikun, mediat, apo personat që hynë në marrëdhënie me Ministrinë e Drejtësisë, qoftë si avokat, si të akuzuar, që të kenë një tjetër instrument, të një tjetër niveli dhe shumë më tepër objektivitet në vendimarrjet e drejtësisë. Janë shumë gjëra që po gatohen. Në fund të gjitha këto kërkojnë njeriun dhe forcën njerëzore. Rritja e forcës njerëzore, kapaciteteve të kësaj force në nivelin qeverisës është objektivi kryesorë dhe kjo mbledhje ishte në këtë sens”, theksoi ai.

Ky stres, shtoi Rama, do të nxis këto bizense të shkojnë drejt cilkit të mbyllur.

“Kemi folur dhe për reformën në arsim, për të thelluar më tutje një proces, ku ne smund të jemi papërgatitur përballë këtyre konjukturave që po krijohen. Lëvizje të mëdha demografike, rënie të lindshmërisë në mënyrë të përgjithshme. Ndryshime që ndodhin dhe vetë brenda botës së zhvillimeve teknologjike. Ne si gjithë të tjerët u fokusuam tek kodimi dhe tek programet e kodimit. Tani inteligjenca artificiale, është çfarë do të bëhet me këtë pjesë, sepse kjo pjesë del totalisht jashtë loje. Folëm gjatë dhe për këtë pjesë”, u shpreh kryeministri.

“Ne kemi një proces të integrimit europianë, që kërkon që ne të transpozojmë 4300 e kusur ligje dhe akte nënligjore në legjislacionin tonë. Kapaciteti ynë është rreth 60. Me matematikë të thjeshtë ju e kuptoni se duhen shumë vite. Këtë situatë e kanë patur dhe vende të tjera. Si e kanë kaluar, me shumë kosto, duke marrë përkthyes, duke paguar ekspertë duke investuar para. Ne jemi në një kohë tjetër, ku falë inteligjencës artificiale mund ta bëjmë këtë proces më shpejtë dhe kosto shumë më të ulta. Kemi folur për prokurimet, e dimë shumë mirë që prokurimet publike në Shqipëri kanë ende problematikë, pavarësisht se janë në nivel tjetër nga çfarë ishin më parë. Ato prodhojnë stres, padrejtësi. Inteligjencën artificiale mund ta përdorim dhe për sektorin e prokurimit. Ne kemi nisur një reformë në prokurimin publik, kemi nxjerr një ligj për konsultim publik dhe do ta çojmë pavarësisht inteligjencës arfitficiale në një tjetër nivel sistemin e prokurimeve publike”, u shpreh Rama.

Kryeministri vuri në dukje se “ne gjithmonë kemi tendencën t’i lidhim reformat me njerëz, me persona dhe me lirime apo emërime, apo dhe me shkarkime. Por, vetëreformimi është shumë më i gjerë se sa kaq. Është një rikonceptim dhe një riorganizim i procesit qeverisës në funskion të rritjes së eficencës”.

Në funksion të rritjes së kapaciteve për të arritur rezultate më të shpejta, më të mira dhe më të qendrueshme. Në funksion edhe të këtij momenti shumë të rëndësishëm në të cilin ndodhet Shqipëria”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…