“Feniksi i Himarës” si një kryevepër njerëzore edhe në amëshim

Në Himarë do të duhej me kohë të ishte shtatorja e lartë e Neço Mukos, poetit të madh shqiptar


Nga Aleksandër Çipa

Ka një shekull që mbetet aureoliku i Polifonisë Shqiptare. Eshtrat e tij nën këtë mermer të thjeshtë, janë bërë dritë që rrezëllin me gjithë fuqinë dhe dritat, përjetësisht në këngën shqiptare. Në varrezat e thjeshta të Himarës kala, nën këtë lis si të porositur prej De Radës, prehet poeti më i madh i të gjitha kohërave të polifonisë shqiptare.

I konsideruar nga shtypi shqiptar i viteve ’30 si ” Feniksi i Himarës”, Nestor Muko Marioti, i njohur si Neço Muko, për disa dekada ishte varr-humbur në Himarë.

Një tjetër poet pasardhës i tij, Lefter Çipa, adhurues si Ai i këngës dhe vjershërimit të Neços, tashmë i amëshimtë si Ai, ia gjeti varrin dhe tashmë fansat, adhuruesit dhe gjithë artdashësit e këngës himariote mund ta bëjnë një ndalesë tek ky memorial i ” Feniksit të Himarës”…

Në Himarë do të duhej me kohë të ishte shtatorja e lartë e Neço Mukos.

Ashtu sikundër do të duhej të ishte monumenti i lartë mbi syprinën e detit, i kryeveprës së Poetit të Himarës, kryemetaforës së tij ” Vajzë e Valeve”, sikundër e ka propozuar eruditi i papërsëdytshëm, poeti dhe shkrimtari Moikom Zeqo.

Neço Muko Marioti është poeti që në këtë vis rivalizon edhe Malet e Vetëtimës, Brigjet e këtij Joni dhe vetë historinë mijëravjeçare të Akrokerauneve.

Sepse poetët si Neço Marioti, vendosin një referencë me kohën: jo me paraardhjen e tyre, por që nga koha e tyre dhe në gjithë ardhmërinë e ardhme…

Ka një shekull që ky poet sodit përjetësinë e tij nga amëshimi. Ndërsa arti i tij, mbetet frymë dhe shenjë identifikimi kombëtar, për më autentiken vlerë të kulturës shqiptare:- Fosforinën Vënçe Shqiptare- Polifoninë…

” Ju të bukur zogj,
Tek ju kam një shpresë,..”

Himarë Kala,
27 Korrik 2023

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!