Blerje online me çmime shumë të ulëta, Policia apel qytetarëve për kujdes me të dhënat

Policia fton të gjithë qytetarët që mund të jenë të dëmtuar nga ky aktivitet të paraqiten në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike,


Nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë monitorimeve të kryera në burimet e hapura dhe në rrjetet sociale, me qëllim parandalimin e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, janë konstatuar profile të ndryshme, kryesisht në rrjetin social “Facebook”, por jo vetëm, të cilat reklamojnë produkte që përdoren për udhëtim, me çmime shumë të ulëta, për të tërhequr vemendjen e sa më shumë përdoruesve.

Pavarësisht se gjuha e përdorur në shkrimet e publikuara është shqip, dyshohet se administratorët e këtyre profileve nuk janë shtetas shqiptarë.

Policia apeloi qytetarët të sigurohen për autenticitetin e faqeve para se të porosisin online.

“Duke qenë se ka dyshime se në rastet kur përdoruesit e interesuar, vendosin të dhënat e tyre personale apo bankare, për të bërë porosinë për produktin e reklamuar, produkti nuk dërgohet në destinacion dhe të dhënat e paraqitura vendosen në posedimin e personave që kanë krijuar këto profile, ju këshillojmë që të siguroheni për autenticitetin e faqes apo të profileve që mund të shikoni, përpara se të kryeni porositë tuaja”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

DVP Tiranë fton të gjithë qytetarët që mund të jenë të dëmtuar nga ky aktivitet, ose që konstatojnë faqe të tilla, të paraqiten në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në DVP Tiranë.

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.