Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, një mrekulli e natyrës shqiptare

Bukuritë që natyra i ka falur këtij parku e kanë kthyer atë në një nga destinacionet më të bukura turistike


Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, shtrihet në hapësirën me gjerësi 1 milje detare, përgjatë Gadishullit të Karaburunit (nga Kepi i Shën Vasilit deri te faqja e Langadhës) dhe rreth Ishullit të Sazanit. Ekosistemi ujor/detar “Karaburun-Sazan”, i shpallur “Park Kombëtar Detar” më 26.01.2022, zgjerohet nga 12.428 ha në 12.437.7 ha.

Gadishulli i Karaburunit është një rezervë natyrore, ndërsa ishulli i Sazanit është një zonë ushtarake. Në korrik 2015, ishulli i Sazanit u hap për publikun nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

Parku është një mrekulli e natyrës shqiptare, ku jetojnë rreth 36 lloje të faunës dhe të florës detare me rëndësi kombëtare, rajonale e globale.

Gjithashtu mbetet një vend i rëndësishëm i specieve si: breshka e detit, foka e mesdheut, delfinë, si edhe peshkaqenë.

Foka e Mesdheut, është një specie emblematike e parkut e cila është rishfaqur së fundmi, gjë që tregon se ky park është rikthyer në habitatin e tij.

Peizazhet nënujore janë gjithashtu të një cilësie të jashtëzakonshme, me shkëmbinjtë, shpellat nënujore
Livadhet e Posidonia oceanica ofrojnë një biodiversitet relativisht të lartë të makrofaunës së fundit të detit duke përfshirë: sfungjerët, knidarët, briozoarët, molusqet, anelidët, krustacet, ekinodermët dhe ascidiet.

Zona është gjithashtu e rëndësishme për peshkimin. Fauna e peshqve përbëhet nga disa lloje që jetojnë në fund të detit dhe në grupe si: peshq të vegjël dhe të mëdhenj, krustace e molusqe.

Biodiversiteti, peizazhi dhe kultura e kësaj zone janë unikale për Mesdheun.

Bukuritë që natyra i ka falur këtij parku e kanë kthyer atë në një nga destinacionet më të bukura turistike në vend, ku çdo vit vizitohet nga mijëra turistë.

Marre nga faqja: Ne Fokus

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.