ADN – përpjekja për një ligjërim ndryshe

Art Demokraci Natyrë ose ADN ishte një përpjekje për të riaktivizuar narrativën shkencore për natyrën


Nga Ilir Yzeiri

Kur një vit më parë nisa emisionin « ADN »- art, demokraci, natyrë, dëshiroja, veç të tjerash, që, sadopak, në ekranin e televizionit publik të vinte një ligjërim tjetër.

Qëllimi i ishte dhe është që të ndërtoja një formë bashkëbisedimi me një argument nga fusha e artit, demokracisë dhe natyrës, duke ftuar në studio ata profesionistë që kanë lënë gjurmë në hapësirën publike shqiptare dhe duke ndjekur parimin e interpretimit të një dukurie me sa më shumë argumente.

E pata nisur me muzikologun dhe dirigjentin e njohur Eno Koço, i cili, sidomos në veprën madhore « Udhëtim i isos vokale », ka shpjeguar origjinën e këngës labe, por ka zbuluar edhe se këndimi bizantin në kishën arbëreshe është një vlerë unike që ruhet edhe sot i paprekur nga ndikimet orientale që erdhën më vonë në Kishën Bizantine të Stambollit.

Me Eno Koçon biseduam edhe për origjinën dhe natyrën e këngës qytetare në vitet ’30 dhe asaj korçare në veçanti.

Një personalitet tjetër i kulturës shqiptare, Pëllumb Kulla tregoi veprën dhe botimet e tij në ADN, ashtu sikundër personaliteti i dalluar i muzikës, Zhani Ciko solli përvojnë e madhe të tijën dhe të familjes Ciko në kulturën shqiptare. Me Pëllumb Xhufin, Fatos Tarifën, Mero Bazen, Frrok Çupin, Mustafa Nanon dhe Flamur Kuçin biseduam për demokracinë e plagosur shqiptare dhe krizën e zgjatur të tranzicionit, duke veçuar ngjarje si ajo e themelimit të gazetës së parë opozitare « RD », por edhe dosjen e Gërdecit.

Me studiues të rinj si Artan Hoxha, Sokol Çunga, Adri Nurellari, Edona Llukaçaj apo Etleva Dyrmishi nga Shqipëria e Kosova, por edhe me Gentian Zyberin pedagog në Oslo, Abit Hoxhën nga Skënderaj, por pedagog në Norevgji, Armend Bekaj, në Suedi, Arben Hajrullau nga Prishtina, Gëzim Visoka në Dublin apo Përparim Xhaferri në Australinë e largët, me të gjithë këta u përpoqëm të tregojmë historinë e përplasjeve ndër shqiptarë dhe konfliktet e fundit në botë dhe në Veri të Kosovës duke dekonstruktuar narrativat dhe mitologjitë që përdor zakonisht retorika e politikës në Ballkan e më gjerë.

Ata sollën mënyrën e sotme europiane të vështrimit të dukurive shoqërore dhe paraqitën edhe botimet e tyre me vlerë në revistat e njohura në Europë.

Një vend të posaçëm zunë në këtë sezon të ADN-së edhe personalitetet nga fusha e shkencës brenda dhe jashtë vendit. Që në fillim, akademik Arben Merkoçi tregoi veprimtarinë e tij botërore në fushën e nanoteknologjisë. Këtu u paraqit për herë të parë projekti më i madh që ka realizuar ndonjëherë ndonjë fakultet shqiptar dhe që ishte ai i nanteknologjisë që po zhvillohet në vendin tonë me fondet e BE-së dhe në bashkëpunim me një universitet në Pragë dhe me Insititutin e Nanoshkencës në Barcelonë që drejton akademiku ynë Arben Merkoçi.

Në Shqipëri ky projekt drejtohet nga pedagogët e Shkëncave të Natyrës Majlinda Vasjari e Besnik Bare. Akademikë si Aurela Anastasi apo Genc Sulçebej treguan se përse ligji nuk drejton ende jetën e shqiptarëve, siç argumentoi pedagogia Anastasi dhe përse kërkimi në shkencën shqiptare dhe në atë të mjekësisë nuk po ndodh ende, siç tha zoti Sulçebej. Alban Ylli, po ashtu, tregoi gjendjen reale të shëndetit publik ndër shqiptarë, por një mjek tjetër i shquar, Gentian Zika tregoi dobitë dhe rreziqet e ndërhyrjes plastike në vendin tonë. Ndërsa fizikani nga Kosova Shukri Klinaku tregoi aventurën e tij në interpretimin ndryshe të relativitetit. Ndërsa Shpend Shahini nga Universiteti Bujqësor dhe gazetari Marash Mirashi treguan se çfarë po ndodh në bujqësinë shqiptare.

Akademik Albert Doja nga Franca tregoi përvojën e tij në debatet shkencore me studiues që anojnë nga interpretimet ideologjike të njëanshme për identitetin e shqiptarëve. Kurse pedagogia Emine Sadiku nga Gjermania foli për poezinë transhedentale. Shkencëtare të nivelit botëror si Niko Qafoku, Arian Durrësi apo Ornela Dardha sollën në ADN një pamje tjetër të nivelit ku kanë arritur disa nga shkencëtarët shqiptarë në botë. Arjan Durrësi është po punon në SHBA për korrigjimin e Inteligjencies artificiale me anë të asaj që ai e quan Ixhinieria e Besimit, një projekt ku ai është përfshirë dhe për të cilin është vlerësuar në SHBA.

Niko Qafoku që punon në Laboratorin e Famshëm Kombëtar Pacifik Northwest në Uashington është pjesë e programit tekonologjik për kapjen dhe asgjësimin e masës së dyoksidit të karbonit në atmosferë. Ornela Dardha me studimin e saj për gjuhën e kompjuterit u zgjodh një nga 5 shkencëtaret femra më të mira në botë.

Art Demokraci Natyrë ose ADN ishte edhe një përpjekje për të riaktivizuar narrativën shkencore dhe të kuptueshme për natyrën. Prof. Perikli Qiriazi, Aleko Miho, Taulant Bino, Erald Xeka apo Ilir Hebovija sollën informacione për një botë që e përmendim shpesh pse është e bukur, por që nuk e dimë edhe se sa e vlefshme është ajo për ne. Një vështrim tjetër për natyrën humane dhe evulucionin e gjinive solli antropologia Ani Bajrami në ADN. Avni Alcani apo Elton Çaushi folën për turizmin dhe monumentet e mëdha të natyrës së këtij vendit si « Shpella e Eremitit » që tregoi Avni Alcani. Një ndër qëllimet e ADN-së ka qenë që në qendër të ishte një argument kulturor.

U përpoqëm disa herë me shkrimtarin dhe studiuesin e njohur Ardian Vehbiu dhe me gjuhëtarin e njohur Xhevat LLoshi për të treguar se çfarë përfaqëson sot narrativa për kulturën dhe si e përjetojmë atë. Përse janë shtuar albanaologët alternativë dhe përse profesorati shqiptar i institucioneve albanologjike e Akademia e Shkencave nuk shfaqen sa dhe si duhet në publik në mënyrë që të mos ta lënë dijen e kësaj fushe në dorë të amatorëve. I ftuar ishte edhe akademik Ardian Ndreca, pedagogu i filozofisë në Universitetin e Urbinos me të cilin folëm për Kirkegardin e për Niçen.

Ngjarjet kulturore të kësaj periudhe ishin shumë, por ne veçuam botimin e Ardian Vehbiut nga vijimi i ciklit me rrëfenja të zotit Shyti që nisin me « Rrëfenjat » vijojnë me « Kusuret » dhe tani në fund « Qortimet e zotit Shyti ». Që ne emisionin e parë ishte i ftuar Myslym Pashaj për të folur për romanin e tij historik « Mehmet Shehu ». Erdhi Anisa Markarian dhe folëm për « Shtëpia te selvia », Vera Bekteshi për veprën e saj të fundit « Pusulla të verdha » dhe Dritan Sulçebe për romanin « Kohë Astrale ».

Por edhe regjisori Altin Basha dhe gazetari Aleksandër Çipa, stërmbesa e Hoxha Tahsinit, Manushaqe Halili që solli në ADN jetën e këtij personaliteti dhe veprën e tij si dhe të rinjtë e « Lova Fest » që i sollën freski ADN-së, ashtu sikundër Felicita Jakoel, në ditën e Shoa-së, solli një atmosferë tjetër me librin e të atit Josef jakoel, « Izraelitët në Shqipëri ».

I kushtova një hapësirë të madhe piktorit më të mirë shqiptar atij që me peizazhet e portretet ka shkrirë në një ngjyrën me perceptimin e imtë të vështrimit ekspresionist .

Ai është Nazmi Hoxha. E lashë për në fund që të veçoj botimin e Mero Bazes për Kosovën « Republika e tretë » (historia politike e Kosovës 1989 -1999) sepse kjo është një nga veprat më të plota dhe me një vështrim modern për të kuptuar se si u ruajt patriotizmi shqiptar në Kosovë për të ndërtuar një shtet tjetër me shqiptarë : Kosovën.

Kam veçuar edhe gjeneral Sandër Lleshajn dhe librin e tij « Udhëheqja ushtarake, globalizimi dhe rasti i Shqipërisë » për të theksuar formimin e thellë dhe të rrallë të një personaliteti si gjeneral Lleshaj, i cili ishte i ftuar disa herë në ADN. Një shkrimtar tjetër, me origjinë nga Himara që jeton në Greqi ku është bërë i famshëm ishte në ADN bashkë me përkthyesen apo ambasadoren që lidh Greqinë me Shqipërinë përmes kulturës. Ata ishin shkrimtari Kristos Gezos dhe libri i tij « Balta » dhe Eleana Zhaku, përkthyesja e talentuar. Ky edicion i parë ishte vetëm fillimi, por pritja e publikut ka qenë impresionuese. Sidomos në kanalin Yuotobe të RTSH-së ADN u vizitua nga mijëra teleshikues.

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…