Transformimi i IEPV për të miturit në Kavajë, Manja: Histori frymëzuese
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, viziton ambientet e rinovuara të të Qendrës për të Miturit në Konflikt me Ligjin në Kavajë.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, viziton ambientet e rinovuara të të Qendrës për të Miturit në Konflikt me Ligjin në Kavajë.
Teksa ndanë pamje nga vizita në qendrën e rinovuar, Ministri Manja thekson se tashmë krijimtari dhe vepra e të miturve të dënuar janë pasqyrë e mundësive të kësaj qendre.
“Një histori frymëzuese e transformimit! Bashkë me Avokaten e Popullit dhe Komisionerin për të Drejtat e Njeriut vizituam disa prej ambienteve të rinovuara të Qendrës për të Miturit në Konflikt me Ligjin në Kavajë. Si Ministër dhe si prind ndjeva lehtësim dhe krenari për këtë inovacion edukativ dhe integrues për të miturit! Krijimtaria dhe veprat e tyre janë një pasqyrë e vërtetë e mundësive të kësaj qendre.”, deklaroi Manja.
“Shumë falenderime Drejtoreshës dhe stafit për kujdesin dhe përkushtimin e tyre me këta të rinj, duke u krijuar kushte moderne për mësim , aktivitete, rekreacione, dhe zhvillimin e talenteve, ata u japin një frymë të re dhe shembuj pozitivë për të ndjekur në jetë”, u shpreh Manja. /ATSH