Zonat turistike në Gjirokastër/ Përzgjidhen 20 rrethina, do të kenë aplikacion me informacione për turistët

Ekspertë të turizmit dhe teknologjisë në Shqipëri dhe Greqi kanë grumbulluar të dhëna tërheqëse


20 gjeoterritore të përzgjedhura në rrethinat e Gjirokastrës si zona me interes të lartë turistik për nga potenciali natyror, kulturor dhe ai i trashëgimisë janë tashmë pjesë e hartës së përbashkët të një rrjeti prej 40 gjeolokacionesh 20 prej të cilave gjenden në zonën e Igumenicës dhe Artës në Greqi.

Piketat që shoqërohem me një aplikacion të dedikuar informacioni dixhital janë vendosur në fshatra dhe territore me popullsi të reduktuar si një mundësi për ti rritur këtyre zonave shanset e promovimit dhe marketingut. Ekspertë të turizmit dhe teknologjisë në Shqipëri dhe Greqi kanë punuar përgjatë një viti për të grumbulluar të dhëna tërheqëse mbi këto territore si dhe elementë të përbashkët autenticiteti duke bërë të mundur edhe rezervimin online të shërbimeve në zona të thella që ende nuk i kanë kapacitetet për të realizuar marketing dinamik.

“Ishte një punë e përbashkët që na mësoi shumë rreth destinacineve dhe shkëmbimit dinamik mes tyre. Do të donim që ky investim teknologjik dhe prania tashmë edhe e librave elektronikë të mundura për akses online ti shërbejë itinerareve të integruara për vizitorët në të tri këto territore. Teknologjia do të vazhdojë të ketë rol vendimtar në informimin mbi tregjet turistikë dhe promovimin e potencialit lokal”, tha Stylios Chrisostomos nga Departamenti i Teknologjisë dhe Informatikës në Universitetin e Janinës.

Disa nga gjeoteritorret përfituese prej këtij programi të përbashkët ndërkufitar në Gjirokastër janë kisha e lindjes së Shën Marisë në Labovën e Kryqit, ura e Kordhocës, ura e Ali Pashës mbi Gjirokastër, kalatë e Kardhiqit, Paleokastrës dhe Libohovës, kisha e Goranxisë por edhe sitet arkeologjike të Adrianopolit dhe Antigonesë. Komunitetet që banojnë rreth këtyre aseteve kanë ende një nivel mjaft të ulët ndërgjegjësimi dhe njohurish në fushën e shërbimeve dhe turizmit. Kapacitetet akomoduese janë ende minimale në raport me kërkesën dhe përmasa e braktisjes mbetet gjithashtu shumë e lartë.

Top Channel

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…