Duaj, mos bjer në grackën e kotësisë!

Dhe pak kohë jemi, sepse dhe shekuj nëse janë, çohen dëm nga e keqja dhe mosdashuria!


Nga Rezarta Reçi

Ndërsa po shkruaj diku për jetën dhe vdekjen, qëndrimin në jetë a ikjen prej saj, ndërsa në veshët e mi kumbojnë copëza lajmesh nga më të çuditshmet dhe nga më të komplikuarat,copëza zënkash dhe nuanca ligësish të panevojshme, fragmente personalitetesh cunguar nga rrethanat a pamundësia, ndërsa shoh foto njerëzish lumturakë me sy që rrezëllijnë nga kënaqësia a ndjej lotin e dikujt që rrëshqet faqes pa u ndjerë për njëmijë e një arësye apo pa arësye fare, ndërsa i gëzohem lajmit të lindjes së bebushave a revoltohem me injorancën që do të na imponohet, ndërsa strukem vetëm e për të shmangur rrëmujën e një ditënate kaotike që i ka të gjitha sa më sipër brënda,dëgjoj muzikë e rilexoj Kunderën që aq mjeshtërisht të pohon çfarë ti ke kaluar nëpër mend për identitetin , të qënësishmen, dashurinë, lirinë, mallin, mungesën, pamundësinë..

Bindem më shumë për vlerën e çastit të pakthyeshëm, të jetës – dhuratë të papërsëritshme..

Jepi sensin e duhur!

Mos bjer në grackën e kotësisë

Duaj!

Provo të duash momentin, veten..

Dhe pak kohë jemi, sepse dhe shekuj nëse janë, çohen dëm nga e keqja dhe mosdashuria!

Lexo më shumë nga

Terenc Pepa, “Syri i Madh” i Shkodrës!

Në vend të një urimi për ditëlindje!

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Terenc Pepa, “Syri i Madh” i Shkodrës!

Në vend të një urimi për ditëlindje!