“Jeta në Pjatancë”, botohet libri me tregime i gazetarit të ndjerë Vangjel Sako
Përurimi, më datë 6 gusht 2023, ora 10:00, në bibliotekën ‘Nermin Vlora’, Universiteti ‘Ismail Qemali’, Vlorë
Nga Dash Frashëri, botuesi i TiranaDiplomat.com
“Jeta në Pjatancë”.
Kështu titullohet libri me tregime i gazetarit të ndjerë, Vangjel Sako, që për fat të keq botohet pas vdekjes së tij të parakohëshme.
“Në kujtim të të dashurit tonë të zemrës, gazetarit profesionist dhe mikut të mirë, VANGJEL SAKO, organizojmë përurimin e librit të autorit: ‘Jeta në Pjatancë’. Ju mirëpresim, më datë 6 gusht 2023, ora 10:00, në bibliotekën ‘Nermin Vlora’, Universiteti ‘Ismail Qemali’, Vlorë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Shtëpia Botuese “Triptik”
Gazetari i mirënjohur, Vangjel Sako, ndërroi jetë, më 28 shkurt 2023.
Për vite të tëra kontribuoi si reporter mes Fierit, Vlorës dhe Tiranës, në mediat Radio “Valë e Kaltër”, TV Apollon dhe gjatë viteve të fundit, si opinionist pranë të përditshmes Gazeta “Sot”.
Vangjel Sako ishte anëtar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe për vite të tëra u aktivizua në degët e organizatës duke qenë një ndër iniciatorët për veprimtaritë lokale të UGSH.
Gjatë ditëve të fundit të jetës së tij ishte aktivizuar me nismën e vet për krijimin e një rrjeti mes mediave dhe gazetarëve shqiptarë në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.