Ushtria shqiptare do të vijojë të jetë pjesë e misionit të NATO-s në Bullgari

Misioni i personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është kryerja e detyrave në mbështetje të grupbatalionit shumëkombësh për sigurinë e kufirit lindor të Aleancës


Forcat e Armatosura Shqiptare do të vijojnë të jenë pjesë e misionit të NATO-s për të monitoruar në Bullgari.

Në vendimet e qeverisë të marra këtë të martë bëhet me dije se janë dy vendime të cilat lidhen me misionin e Forcave të Armatosura në misionin e monitorimit në Bullgari. Vendimi i parë lidhet me notën e aderimit për Ministrinë e Mbrojtjes në marrëveshjen teknike, ndërmjet ministrisë së mbrojtjes të republikës së Bullgarisë dhe ministrisë së mbrojtjes të republikës italiane, për aktivitetin e vigjilencës së zgjeruar të NATO-s, në Bullgari dhe sigurimin e mbështetjes së shtetit pritës dhe përgjegjësi të tjera

“Miratimin, në parim, të notës së aderimit për Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë për të marrë pjesë në marrëveshjen teknike, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Bullgarisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës Italiane, për aktivitetin e vigjilencës së zgjeruar të NATO-s në Bullgari dhe sigurimin e mbështetjes së shtetit pritës dhe përgjegjësi të tjera”, lexohet në vendimin e qeverisë.

Misioni i personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është kryerja e detyrave në mbështetje të grupbatalionit shumëkombësh për sigurinë e kufirit lindor të Aleancës, në zonën e caktuar të përgjegjësisë. Venddislokimi i togës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është në Novoselo, Bullgari.

Vendimi i dytë, lidhet me pagesat. Ministria e Mbrojtjes, për ushtarakët pjesëmarrës në këtë operacion, përballon shpenzimet për: dieta për ditët e qëndrimit, në masën 8000 (tetë mijë) lekë nga 6000 lekë që ishte më parë në ditë, përveç pagës mujore; akomodim; ushqim; lavanderi; sigurimin e jetës; siguracionin shëndetësor jashtë zonës së operacionit; mbështetje shëndetësore; shpenzime për telefon, internet dhe shërbime postare; transport; transportimin e individëve të shkëputur të misionit për në atdhe në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disipline; aktivitete social-kulturore, në rastet e festave kombëtare, gjatë kohës së kryerjes së misionit; çdo shpenzim tjetër për mbarëvajtjen e kryerjes së operacionit.

Transporti i personelit që merr pjesë në misionin në Bullgari, ndërsa nis, ndryshon dhe përfundon detyrën për t’u kthyer në Shqipëri, mbështetja shëndetësore, akomodimi, ushqimi, uji, lavanderia, transporti i individëve të shkëputur nga operacioni për në atdhe, në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disipline përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, përveç rasteve kur arrihet nënshkrimi i marrëveshjeve dy – ose shumëpalëshe, ku pala/palët tjetër/e tjera të marrë/marrin përsipër të përballojë/përballojnë këto shpenzime. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

Lexo më shumë nga

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…