Fluksi udhëtarësh dhe turistësh në Portin e Durrësit
Nga data 24-30 korrik në portin e Durrësit janë përpunuar 30 881 udhëtarë, të cilët kanë ardhur me tragete nga portet italiane.
Fluksi i udhëtarëve dhe turistëve në Portin e Durrësit prej disa ditësh është përqëndruar në hyrje nga portet italiane të Barit dhe Ankonës drejt vendit tonë.
Autoriteti Portual Durrës informon se java e fundit e korrikut ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh në portin më të madh në vend.
Kështu, nga data 24-30 korrik në portin e Durrësit janë përpunuar 30 881 udhëtarë, të cilët kanë ardhur me tragete nga portet italiane.
Ndërsa nga Durrësi drejt Italisë janë përpunuar 9865 udhëtarë.
“Të gjitha strukturat shtetërore dhe private të cilat operojnë në pikën më të rëndësishme kufitare të vendit janë në gatishmëri të plotë për përballimin e fluksit të shtuar përgjatë këtij sezoni turistik”, thuhet në njoftimin për shtyp të Autoritetit Portual Durrës.