Balla: Respektimi i ligjit dhe Kodit të Etikës, norma dalluese për efektivët e Gardës

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim me drejtues dhe oficerë së Gardës së Republikës.


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi mëngjesin e sotëm një takim me drejtues dhe oficerë së Gardës së Republikës.

Në fjalën e tij ministri Balla deklaroi se respektimi i Ligjit dhe Kodit të Etikës gjatë ushtrimit të detyrës dhe jashtë saj duhet të jetë norma dalluese e kësaj strukture elitare sigurie.

“Të jeni të sigurt që do të bëj gjithçka për të garantuar një trajtim financiar sa më të mirë për të gjitha nivelet e strukturës së Gardës së Republikës”, tha Balla.

“Edhe pse sot jam këtu për të adresuar një problematikë të një fenomeni, që nuk duhet të ndodhë më kurrë me asnjë punonjës të Gardës së Republikës, lidhur me një rast të bërë publik së fundi, ku natyrshëm veprimi ynë ishte i menjëhershëm, dhe ky veprim do të jetë i menjëhershëm në të gjitha rastet kur një anëtar i kësaj Garde të nderuar Republike, do të shkelë normat etike të funksionimit, të të qenit dhe të të pasurit nderit për të qenë anëtar i Gardës së Republikës”, u shpreh ministri i Brendshëm.


“Dua ta them për secilin prej jush, që të jesh anëtar i Gardës së Republikës është një nder. Dhe në fakt ndër vite Garda e Republikës ka pasur edhe ka suksese në ruajtjen e personaliteteve, por edhe në organizimin e mjaft takimeve të rëndësishme ndërkombëtare sikurse patëm vjet samitin, edhe sikur do të kemi në 16 tetor përsëri samitin e Procesit të Berlinit, një aktivitet i rëndësishëm, ku për mbarëvajtjen e tij, përgjegjësinë më të madhe e ka Garda e Republikës”, vijoi Balla.

“Por, megjithatë, ajo që për mua ka shumë rëndësi është që ne duhet të vazhdojmë të rrisim mbështetjen për Gardën e Republikës, qoftë në infrastrukturë, qoftë në teknologji”, deklaroi ministri Balla.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.