Kalaja e Gjirokastrës “pushtohet” nga turistët, mbi 31 mijë vetëm në korrik

Kalaja e gurtë e Gjirokastrës ka tërhequr një numër të lartë vizitorësh vendas e të huaj gjatë muajit korrik


Kalaja e gurtë e Gjirokastrës ka tërhequr një numër të lartë vizitorësh vendas e të huaj gjatë muajit korrik të këtij viti.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër bëri të ditur se “vizitat turistike në Kalanë e Gjirokastrës për periudhën 1-31 korrik 2023 kanë ardhur duke u rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kalaja u vizitua nga 31,637 vizitorë ose 14,999 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2022”.

Kalaja është një monument me vlera të rralla historike dhe ndërtimore. Ajo përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336.

Megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë së ekzistenca e Kalasë së gurtë është më e hershme. Kulmin e historisë së saj kjo kështjellë do ta kishte në periudhën e Pashallëkut të Janinës, kur Ali Pashë Tepelena do të realizonte një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera, duke i dhënë Kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot.

Falë vlerave historike dhe arkitektonike që mbart kalaja e Gjirokastrës, ajo vazhdon të ngelet monumenti më i preferuar për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja gjatë udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.